LAJMI I FUNDIT:

Mungesa ujit, mund të aplikohen reduktimet

Mungesa ujit, mund të aplikohen reduktimet

Mungesa e reshjeve atmosferike ka bërë që të bie niveli i ujit në Liqenin e Badocit dhe Batllavës.  Problematik tjetër është edhe keqpërdorimi i ujit të pishëm nga konsumatorët, ku kjo dukuri prezente është më së shumti në vendet rurale.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, kanë thënë se gjendja në këto dy liqej nuk është e mirë.


Kryeshefi ekzekutiv i KRU “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë  se niveli i ujit është minus 10 metra.

“Tani për tani kapaciteti i Badovcit është 26 milionë metra kub, pra është një aklumacion i cili varet vetëm nga reshjet e shiut dhe borës”.

“Qytetarët duhet të kuptojnë se Liqeni i Badovcit dhe Batllaves nuk janë të ndërtuar mbi ndonjë rrjedhje të qëndrueshme lumore që do ta mbante atë qëndrueshmëri të pandryshueshme dhe nuk do të paraqitke problem, por momentin kur këto liqene janë të varëra nga reshjet atmosferike, atëherë janë vite duke u përsëritur të cilat mund t’i quajmë vite thatësira me reshje nën mesatare, dhe kjo ndikon që ne duke marrë ujë dhe duke mos e rikuperuar, atëherë këto nivele kanë bërë që të kemi rënie minus 10 metra”, ka thënë, Abdullahu për Ekonomia Online.

“Fatmirësisht, ne në vitin 2017 kemi filluar me Shkabaj, se përndryshe këto nivele do të ishin pothuajse të nivelit të njëjtë me Liqenin e Prelepnicës, pra me situatën në Gjilan”, ka thënë ai”, ka thënë ai.

Problematik tjetër e madhe për këtë kompani është edhe borxhi i konsumatorëve, e cila kap shifren e 47 milionë eurove.

Këta të fundit kanë bërë thirrje tek konsumatorët që të jenë përgjegjës dhe ta shfrytëzojnë ujin e pijshëm në mënyrë të drejtë, në të kundërtën thonë se do të jenë të obliguar të fillojnë me reduktime.

Abdullahu, ka thënë se borxhet datojnë që nga viti 2000.

“KRU Prishtina, duke parë që është edhe kompania më e madhe, borxhet edhe konsumi janë me përmasa të mëdha. Borxhet e konsumatorëve për KRU Prishtina, pa ndarë në periudha apo në zona përkatëse, kap shifrën e 47 milionë euro, të cilat datojnë që nga viti 2000 e tutje”.

“Kështu që ne po bëjmë çmos që konsumatorët së paku kur tashmë kanë një furnizim 24 orë me ujë të pijes, është mirë që të lëvizin dhe këto obligime që kanë t’i shlyejnë ndaj kompanisë, për arsye se Kompania pastaj gjitha këto mjete do t’i kthente në investime kapitale”, ka thënë ai

Madje, një dukuri tjetër e keqe është edhe keqpërdorimi i ujit, ku sipas Abdullahut bëhet në zonat rurale, sesa në qytet.

“Keqpërdorimi është një dukuri e cila që 20 vite vazhdon të jetë prezente, si rezultat i jovetëdijesimit dhe një pjese që e përdorë për qëllime të ndryshme të përfitimeve apo edhe prej asaj që së paku të bëjë diçka me ujë të pijes. Qoftë për ndërtime apo në ujitje të tokave, sidomos në vendet rurale të cilat janë në largësi nga qendra dhe nga mundësia e kontrollës ditore dhe këto zona rurale janë të prira për keqpërdorime për ujitje të kopshteve apo edhe kultura tjera bujqësore”, ka thënë ai.

“Kërkojmë nga konsumatorët që ta kursejnë ujin e pijës. Edhe në këtë periudhë kur kërkesat duhet të jenë shumë më të vogla krahasuar me periudhat e verës. Ujin e pijes ta kenë vetëm për nevojat për të cilat është i dedikuar edhe gjithmonë duke përdorë ujin dhe duke menduar që nivelet në këto Liqene janë dy rezervat kryesore që furnizojnë Prishtinën me rrethinë dhe ta ruajmë edhe shpresojmë që reshje të kemi në pranverë, në të kundërtën edhe ashtu ne jemi në një testim të disa reduktimeve, por këto reduktime do të jenë vetëm sa i përket në presione që thjeshtë përfitojmë pak sa i përket harxhimeve të ujit të pijes por me kohë besoj se nëse kjo periudhë vazhdon, atëherë do të dalim me një plan të reduktimeve”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori