Degës së turizmit i mungojnë punëtorët. Kjo nuk vihet re vetëm në kaosin aktual në aeroporte, por edhe në hotele dhe sidomos në gastronomi. Normalizimi pritet vetëm në vitin 2023.
Motrat Amelia dhe Amrei Quincke kanë kohë që e presin me dëshirë verën për të kryer udhëtimin e tyre në Budapest. Të paktën disa ditë pa stres! Por gëzimi u shuhet, kur dy ditë para udhëtimit, Eurowings e anulon fluturimin e tyre. Në vend që të fluturojnë sipas planit nga Dyseldorfi në Budapest, të dyja duhet të udhëtojnë me tren. Fluturime alternative nuk ka.
Rreth 7,200 punëtorë mungojnë aktualisht në aeroportet gjermane. Në këtë përfundim ka arritur një studim i Institutit të Ekonomisë Gjermane. Shumë vetë i kanë kthyer këtij sektori shpinën gjatë pandemisë COVID-19. Anulimi i fluturimeve dhe radhët e gjata në aeroporte janë në rend të ditës.
Lufthansa ka anuluar më shumë se 2,000 fluturime në sezonin e pushimeve nga aeroportet e rëndësishme Mynih dhe Frankfurt. Kësaj i shtohen 900 fluturime të tjera të anuluara në ditët e festave dhe fundjavave në korrik.
Hekurudha nuk ka mungesë personeli
Më ndryshe është situata te hekurudha gjermane, ku nuk flitet për mungesë personeli. Në vitin 2021 në këtë institucion u punësuan në të gjithë Gjermaninë 22 mijë punonjës. Por problemet këtu i shkakton një numër i lartë të punësuarish me raport, gjë që në në formë rajonale sjell probleme personeli.
Motrat Amelia dhe Amrei mbërrijnë në Budapest pas disa orësh vonesë. Ato përpiqen të shijojnë ditët e pushimeve derisa të shkojnë sërish në aeroport. Kthimi do të bëhet me Eurowings. Që gjatë rrugës në aeroport vjen mesazhi i parë, SMS: Avioni ka 1 orë vonesë. Në aeroport mesazhi tjetër: Avioni ka edhe 1 orë tjetër vonesë. Pak më vonë edhe 1 orë tjetër vonesë. Avioni do të niset në orën 23:00, vjen një mesazh tjetër: Por pak minuta më vonë papritur vjen mesazhi, se avioni niset në 21:15, po fillon immbarkimi. Motrat ia fusin vrapit.
Aeroportet në ethe për rekrutimin e personelit
Edhe në aeroportin e Frankfurtit aktualisht ka një qarkullim të dendur të pasagjerëve, që i afrohet shifrave të vitit 2019, para pandemisë. Kësaj i shtohen edhe ndryshime të orarit të fluturimit edhe për shkak të motit apo hapësirës ajrore të mbushur. Për të plotësuar mungesën e personelit, në aeroportin e Frankfurtit punohet me intensitet për rekrutimin e personelit, sidomos në shërbimet në aeroport. Në muajt e ardhshëm megjithatë do të ketë radhë të gjata në terminalet e aeroporteve.
Një ndër arsyet për mungesën e personelit janë edhe kushtet e këqija të punës në këtë degë. Shoqëria e fluturimit, Ryanair nuk i respekton ligjet dhe vendimet e gjyqit, kritikon sindikata spanjolle USO. Për këtë arsye USO dhe sindikata Sitepla kanë bërë të ditur se do të ketë më shumë greva në aeroporte. Në të gjithë Evropën ka pasur dhe janë planifikuar greva të tjera.
Fuqia e huaj punëtore plotëson mungesat
Qeveria gjermane do të mundësojë tani ardhjen e disa qindra forcave punëtore nga jashtë. Deri më tani kjo ishte e vështirë, edhe punësimi i refugjatëve ukrainas kërkonte kalimin e shumë pengesave burokratike. Drejtuesi i Shoqatës së Aeroporteve Gjermane, ADV, Ralph Beisel e sheh pozitivisht angazhimin e fuqisë së huaj punëtore.
“Tani duhet të flasim me sipërmarrjet tona mbi detajet e rregullores së posaçme, me qëllim që shërbimet private dhe aeroportet të fillojnë me punësimet”, tha Beisel.
Megjithatë Lufthansa pret normalizimin e gjendjes vetëm në vitin 2023.
Gastronomia dhe hoteleria me probleme që para pandemisë
Një sektor tjetër i turizmit, gastronomi dhe hoteleria po ashtu vuan nga mungesa e personelit. Drejtuesja e Shoqatës Federale të Gastronomisë së Sistemit (BdS), Andresa Belegante thotë se mungesa e personelit ishte e ndjeshme që para pandemisë. Po ashtu, ranë këto vite edhe shifrat e shkollimit profesional të të rinjve. Ky sektor po vepron kundër mungesës së personelit me ofrimin e marrëveshjeve të punësimit me sindikatat, me bonuse të ndryshme dhe paketa të shkollimit profesional.
Instituti për Tregun e Punës dhe Shkollimit nuk sheh ndonjë emigrim masiv të fuqisë punëtore nga dega e gastronomisë. Arsyeja e mungesës së personelit, sipas institutit, lidhet me mungesën e rekrutimeve. Në degë të tilla, ka pasur lëvizje të fuqisë punëtore edhe para COVID-19. Në rast se për një kohë të caktuar nuk ka rekrutime të reja, bie fuqia punëtore dhe punëtorët shkojnë në degë të tjera.
Shoqata e Hotelerisë dhe Bujtinave (DEHOGA) e përcakton rekrutimin e fuqisë së re punëtore si sfidën më të madhe aktualisht të këtij sektori. Më shumë se 60 për qind e hoteleve dhe bujtinave kërkojnë personel. Nga marsi 2020 deri në vitin 2022, kjo degë ka humbur 75 miliardë euro xhiro fitimi.
“Kufizime të reja dhe mbylljet shumë sipërmarrje të kësaj dege nuk do t’i mbijetojnë dot. Sigurimi i së ardhmen së sipërmarrjeve dhe vendeve të punës ka prioritet”, thekson DEHOGA.
Ameli dhe Amrei pas orësh pritjeje më në fund janë në avion. Pas një fluturimi jo te qetë të dy motrat mbërrijnë të stresuar në orën dy të mëngjesit në Dyseldiorf. /Deutsche Welle/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Shijo pranverën e hershme në Grand Blue FAFA

Wiz Khalifa i pasionuar pas tepihut të punuar nga kompania kosovare ZiuuRugs

Köln dhe Bremen, destinacionet e reja me çmime speciale nga PrishtinaTicket!

GiFi së shpejti në Prizren – Një destinacion i ri për blerje në GALERIA Shopping Mall

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

EEEXPLORE Kosova – Eksploro, përfshiju, fuqizo

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Veliu: Abdixhiku e shkeli statutin e partisë, "nuk ka qare pa tregu se çka ka me mua, rezultati është dështim"

Canaj: Më pengoi shumë, dëgjova se askush nga familja Jashari nuk ishte në varrimin e babait të Thaçit

Pse Izraeli e bombardoi sërish Gazën dhe çfarë do të ndodhë me armëpushimin?

Courtois është rikthyer te Belgjika, por situata ka dalë jashtë kontrollit: Portieri thotë se nuk e di çfarë flet Casteels

Raportimet e mediave aluduan për dikë tjetër, Xheneta zbulon vet të dashurin e saj të ri me një fotografi nga Dubai?

Real Madridi do ta shes Vinciusin, me një kusht – ka dy emra në listë për ta zëvendësuar brazilianin