LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e ndriçimit rrezikon banorët e lagjes Pejton (Video)

Mungesa e ndriçimit rrezikon banorët e lagjes Pejton (Video)

Banorët e lagjes Pejton, konkretisht rruga ‘Perandori Justinian’ në Prishtinë, janë ankuar se komuna i ka neglizhuar sa i përket ndriçimit.

Sipas tyre, që nga muaji prill, një pjesë e lagjes Pejton, është në terr të plotë.


Ata thonë se ndjehen të shqetësuar, pasi “huliganët”, po i favorizon errësira dhe kanë frikë të lëvizin lirshëm gjatë mbrëmjes.

Një banor i kësaj lagjeje, i ka dërguar Telegrafit disa fotografi dhe video, ku shihet se një pjesë e lagjes është në errësirë.

Ai ka bërë apel komunës që të dërgojë ekipë në vendngjarje dhe të rregullojnë për problemet e ndriçimit.

“Po kemi probleme, pasi në një pjesë të lagjes mungojnë poqët që nga muaji prill, ndërsa një pjesë tjetër janë të ndezur, por nuk bëjnë aq dritë. Ne jemi të shqetësuar pasi kur lëvizim natën, kemi pasiguri. Shumë shpesh disa të rijnë problematikë, qëndrojnë aty afër dhe krijojnë probleme”, ka thënë një qytetar i lagjes Pejton./Telegrafi