LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti thotë se nuk lejohet fluturimi me dokumentacion tё skaduar

Mungesa e materialit për pasaporta, Aeroporti thotë se nuk lejohet fluturimi me dokumentacion tё skaduar
Foto: Arkiv

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”, ka njoftuar këtë të enjte se qytetarët duhet të pajisjen patjetër me dokumentacion të vlefshëm për udhëtim.

Sipas njoftimit, udhëtarëve me dokumentacion tё skaduar tё udhëtimit tё lëshuar nga Republika e Kosovës nuk do t’ju lejohet qasja nё fluturim.


“Pёr informata shtesё nё lidhje me ri-pёrtrirjen e dokumentacionit tё udhёtimit ju lusim qё tё vizitoni Ueb Faqen e Ministrisё sё Punёve tё Brendshme tё Republikёs sё Kosovёs nё linkun nё vijim: https://mpb.rks-gov.net/f/57/3728/Njoftim-per-media” thuhet në njoftimin për media.

Ndryshe, qytetarët tash e një kohë nuk po mund të pajisen me pasaporta.

Ditë më parë, në seancën e Kuvendit të Kosovës, ministri Xhelal Sveçla ka deklaruar po përballen me mungesë të lëndës së parë të prodhimit të dokumenteve si shkak i invazionit të Rusisë ndaj Ukrainës, porse me këtë problem sipas tij, nuk po përballet vetëm Republika e Kosovës por të gjitha shtetet që janë furnizuar në linjën dhe vendin e njëjtë me lëndën bazë të prodhimit të dokumentit.

Aktualisht, pasaportat po lëshohen vetëm për raste emergjente./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori