Kompania më e madhe e prodhimit të çimentos në Kosovë, “Sharrcem” e cila operon në vendin tonë nga viti 2010, ka treguar se edhe pas 10 vjetësh nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, vazhdon të përballet më problemet esenciale.
Sipas drejtorit të impiantit të çimentos, Thomas Glavas, pengesat parësore me të cilat përballet Sharrcem, është mungesa e furnizimit me lëndë të parë dhe lëndë djegëse në njërën anë, dhe problematika me furnizim të mjaftueshëm me energji elektrike në anën tjetër.
“Industria e çimentos është operacion i vështirë, që mes faktorësh të ndryshëm, varet edhe nga lëndët e para, lëndët djegëse dhe furnizimi me energji elektrike, të cilat duhet të jenë të disponueshme në baza afatgjata dhe në kushte të justifikuara financiarisht, në mënyrë që çdo prodhues të jetë konkurrues dhe i qëndrueshëm. Ne po ballafaqohemi me vështirësi në të tria këto fusha”, ka thënë Glavas.
Kujtojmë që kompania “Sharrcem” menaxhohet përmes sistemeve të certifikuara ndërkombëtare si ISO, IPPC dhe ASI.
Sharrcem po ashtu shpalos të gjithë treguesit e qëndrueshmërisë përmes raporteve vjetore vullnetare, në mënyrë që të mundësojë një platformë transparente të komunikimit me të gjitha palët e interesit.
Gjiganti industrial “Sharrcem” është anëtar i grupit “TITAN CEMENT”, i cili është anëtar aktiv i Këshillit Botëror të Biznesit për Zhvillim të Qëndrueshëm (WBCSD), i Iniciativës së Qëndrueshmërisë së Çimentos (CSI), i CSR Europe dhe i organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe është një nga nënshkruesit e parë të Kompaktit Global të OKB-së, i cili synon mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të punës, mbrojtjen e mjedisit dhe gjithashtu luftimin e ryshfetit dhe korrupsionit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon super oferta për Peugeot 2008 nga Mercom Company
Studio Infermierinë (Ausbildung) në Gjermani dhe fito pagë mujore gjatë studimeve
Jumbo feston 10-vjetorin bashkë me fëmijët dhe punonjësit
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Scardian Sigurime shpallet fituese e çmimit “Best Insurance Company in Kosovo 2023” nga FMI
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'