LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për dy shkaktarët kryesorë të vdekjeve, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru

Mungesa e këtij minerali rrit rrezikun për dy shkaktarët kryesorë të vdekjeve, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru

Çdo qelizë e trupit tonë ka nevojë për kalium që të funksionojë, dhe ju duhet ta përfitoni atë nëpërmjet ushqimit

Po t’i referohemi historisë njerëzore, ne kemi konsumuar aq shumë bimë sa e kemi kaluar masën e 10 000 mg kalium çdo ditë. Në ditët e sotme, më pak se 2 për qind e amerikanëve mezi arrijnë masën ditore të rekomanduar prej 4 700 mg.


Arsyeja është e thjeshtë: ne nuk konsumojmë aq sa duhet ushqime bimore të papërpunuara. Por sa i rëndësishëm është ky mineral për shëndetin e përgjithshëm?

Një përmbledhje e studimeve më të mira që janë kryer për të gjetur lidhjen mes kaliumit dhe dy shkaktarëve kryesorë të vdekjeve, sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru, konstatoi se një rritje prej 1 640 mg në ditë e konsumimit të kaliumit shoqërohej me një ulje prej 21 për qind të rrezikut nga goditjet në tru.

Kjo nuk mjafton për të çuar atje ku duhet mesataren amerikane të nivelit të kaliumit, por është e mjaftueshme për të reduktuar ndjeshëm rrezikun nga goditjet në tru. Imagjinoni se sa i vogël do të ishte rreziku, nëse do të dyfishonit ose trefishonit konsumimin e ushqimeve bimore të papërpunuara.

Bananet, edhe pse njihen për përmbajtjen e lartë të kaliumit, nuk janë të pasura në minerale.

Sipas të dhënave aktuale të Departamentit të Bujqësisë së Shteteve të Bashkuara, bananet nuk bëjnë pjesë në listën e mijëra ushqimeve me nivel të lartë kaliumi; në fakt, ato renditen në vendin e 1 611, pas ëmbëlsirave me gjalpë kikiriku “Reese’s Pieces”.

Duhet të konsumoni një duzinë bananesh në ditë për të arritur sasinë minimale të rekomanduar të kaliumit.

Por, cilat janë disa nga ushqimet vërtet të pasura me kalium?

Disa prej tyre janë arrorët, fasulet, legumet, soja, patatet, bananet dhe shumicën e produkteve të bulmetit.

Në këtë listë përfshihen edhe avokado, ushqimet e kripura, të shpejta, të përpunuara, drithërat e plota, spinaqi, pjepri dhe lëngjet e perimeve. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori