Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se ngecjet në investime kapitale gjatë këtij viti janë për shkak të inflacionit.
Në Kuvendin e Kosovës, pas pyetjes së deputetit të LDK-së, Avdullah Hoti, ministri Murati, tha se problemi i investimeve kapitale është edhe në nivelin lokal.
Ai tha se kompanitë e kontraktuara nuk po kryejnë obligimet me çmimet e vjetra. Ndërkohë, theksoi se në kohën e krizës aktuale nuk mund të mbajnë rezervat shtetërore në zero, siç ka ndodhur të kaluarën.
“Çështja e investimeve kapitale ka ngecje për disa faktorë. Kryesorja është inflacioni, këtë problem e kanë edhe komunat, nuk është vetëm qeveria qendrore. Kemi rastin ku ju qeverisni, ku janë shumë më keq në zbatim, problemi është inflacioni.
Për shkak të rritjes së çmimeve operatorët ekonomik refuzojnë të kryejnë punët me çmimet që i kanë në kontratat e vjetra. Prandaj kemi sjell edhe ligjin për punë publike që mundëson kompensimin shtesë për inflacion në mënyrë që të mundësohet vazhdimi i punëve me kontratat ekzistuese. Sa i përket nivelit edhe për bilancit bankar dhe investimit kapitale do të pranoi raportin nëntëmujor që tregon sa ka qenë niveli në muajin shtator. Mirëpo edhe diçka tek bilanci bankar 160 milionë euro janë obligime të tjera, siç është fjala 100 milionë euro janë për të hyrat vetanake të komunave të bartura, gjysma e tyre është nga Komuna e Prishtinës. Tjetra, e di se të kaluarën ka qenë praktik se shteti të mbahet, ku rezervat janë qitur në zero. Çdo herë shteti është menaxhuar me pasiguri pa e ditur se çka pret e nesërmja. Por një qeveri e përgjegjshme në këto kohë krizash duhet të ketë së paku disa muaj në bilanc bankar”, tha ai.
Mirëpo i kënaqur me përgjigjen nuk u shpreh deputeti Hoti.
“Fjalori i tillë me mua nuk shkon. Me mua nuk mundesh me diskutu kështu. Nuk mundesh me u arsyetua para qytetarëve me i mbajt 800 milionë në bilancin bankar të Qeverisë”, tha ai. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Policia kërkon informacione për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

LSDM: Antikorrupsioni të hap rast për deklaratën e Izet Mexhitit për punësimin e rreth tre mijë personave

Pak kohë pasi shpalli kandidaturën për deputet, Tom Doshi paraqitet në SPAK

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Pasuria e konfiskuar e Mijallkovit dhe Gruevskit del në ankand

Ndahet nga jeta Bajram Qerkini nga shoqata e të pagjeturve

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri