LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e fuqisë punëtore – ullinjtë e pavjelë në Shqipëri, në bashkinë e Lushnjës kokrrat po bien përtokë

Mungesa e fuqisë punëtore – ullinjtë e pavjelë në Shqipëri, në bashkinë e Lushnjës kokrrat po bien përtokë

Edhe pse jemi në mesin e muajit dhjetor shumë fermerë në zonën e Myzeqesë kanë ende ullinj pa vjelë.

Në Balaj dhe Biçakaj të njësisë administrative Karbunarë e Vogël në bashkinë e Lushnjës gjysma e sipërfaqes së zonave kodrinore është e mbjellë me ullinj.


Në këto fshatra jetohet me bujqësi ndaj vonesa e vjeljes ka bërë që ullinjtë të kalojnë pjekjen dhe të bien përtokë, shkruan Top Channell.

Edhe në këtë zonë kultivuesit e ullirit kanë hasur shumë probleme këtë vit, që nga mungesa e krahut të punës deri te mungesa e tregut për shitjen e vajit.