LAJMI I FUNDIT:

Mungesa e atasheve ekonomik, sfidë për promovimin e prodhimeve të Kosovës

Mungesa e atasheve ekonomik, sfidë për promovimin e prodhimeve të Kosovës

Delegacioni i AKB-së i udhëhequr nga kryetari Agim Shahini, gjatë qëndrimit në Gjenevë kanë vizituar edhe Konsullatën e Republikës së Kosovës, ku janë pritur nga konsulli Ramadan Avdiu.

Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, e njoftoi konsullin për misionin e tyre në Zvicër, por njëkohësisht edhe e falënderoi për mbështetjen që Konsullata e Kosovës i dha delegacionit tonë për të qenë prezentë dhe për të përcjellë sesionin e 105 të Organizatës Ndërkombëtare të Punës (ILO).


“Po e ndiejmë vetën sikur të jemi në një zyrë në Kosovë, ku po shohim qytetarë tanë duke u pajisur me dokumente të ndryshme dhe kjo është një mundësi e madhe për qytetarët dhe bizneset e Kosovës që punojnë dhe veprojnë në Zvicër”, tha Shahini.

Kryetari i AKB-së, tha se ambasadat dhe konsullatat e Kosovës, duhet që sa më shpejt të kenë edhe atashe ekonomik, në mënyrë që ata të kenë rolin e promovimit të ekonomisë kosovare dhe njëkohësisht të jenë urë ndërlidhëse e të gjitha proceseve ekonomike në mes të Kosovës dhe vendeve të ndryshme.

“Mungesa e atasheve ekonomik është sfidë për promovimin e prodhimeve vendore dhe për këtë kanë mungesë shumë ambasada të Kosovës, prandaj qeveria duhet ta merr me prioritet dhe sa më shpejt ti emëroj atashetë, atje ku kemi ambasada”, tha Shahini.

Nga ana tjetër konsuli Ramadan Avdiu, tha se po përpiqen që të jenë në shërbim të secilit qytetarë të Kosovës që kërkon shërbime e konsulta që ti dalim në ndihmë me një afat të sa më të shkurtër. Ne këtu në Gjenevë, kemi shumë punë me palë ku e luajmë rolin e një mini qeverie lokale e qendrore, duke lëshuar dokumente nga certifikatat e lindjes deri te dokumentet e udhëtimit apo pasaportat, ku kemi më shumë se 100 palë brenda një jave.

“Jemi të gatshëm që të mbështesim çdo iniciativë që vije nga Kosova për të promovuar ekonominë dhe prodhimet e saja, duke iu ofruar kontakte me bizneset e këtij regjioni. Prandaj dera e jonë është e hapur për të gjithë qytetarët dhe bizneset e vendit dhe ne e falënderojmë delegacionin e AKB-së për vizitën dhe shpresojmë se takimet do të jenë më të shpeshta ndërmjet bizneseve të Kosovës me ne”, tha Avdiu. /Telegrafi/