Fitorja në Prishtinë, një ngritje e vogël nëpër asambletë komunale dhe gabimet e PDK-së, janë mundësia më e mirë që Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, të jetë (përsëri) partia kryesore në vend.

Dhe tash LDK-ja duhet të jetë shumë e kujdesshme për hapat që i merr dhe, në disa raste, duhet të ndjekë hapat e Veton Surroit, respektivisht, partisë ORA dhe të AAK-së.

Shembulli i Veton Surroit dhe partisë së tij është shumë i thjesht dhe i vetmi i aplikuar deri më tash në vend, pra kur dështon largohesh dhe vjen tjetri të cilin e do populli, sepse “dashuria” e popullit shprehet me anë të votës. Ndërsa, ai i AAK-së ishte një veprim i mençur. Përveç punëve të tjera, kjo parti largojë disa individë brenda partisë dhe anëtarësojë disa figura shumë të pëlqyera nga populli, siç ishte Blerim Shala.

Në anën tjetër, gabimi më i madh i partisë kryesore në vend (PDK) ishte deklarata e fundit për “ndarje” nga LDK-ja (prishje të koalicionit), gjë që, sipas gjitha gjasave, kjo do t’i kushtoj me votat që do t’i merr PDK-ja në zgjedhjet e ardhshme (në qoftë se nuk ndërmerr ndonjë hap konkret për bindjen e qytetareve dhe ngritjen e kredibilitetit). Pa harruar edhe përzierjet në fushatën zgjedhore dhe premtimet marramendëse të Kryeministrit Thaçi, që herë ngjante në Rugovën e herë në Pacollin.

Të ndalemi të LDK-ja dhe mundësit e saj dhe çfarë konkretisht mund të bëjë kjo parti!
Siç e ceka më lart, LDK duhet të jetë shumë e kujdesshme në ditët ne vijim, sepse kjo është ngjashme më një njëmbëdhjetëmetërsh (penalti) që akordohet në minutat e fundit të ndeshjes së futbollit, e ku rezultati është 1:1.

Kështu, LDK duhet që së pari të pret se çfarë do të ndodh në balotazh, më pas duhet të mbaj një kuvend brenda partisë që të zgjedh një kryetar të ri (duke shpresuar se nuk do të ndodh siç ndodhi para dy vitesh). Ndonëse për kryetar nuk duhet menduar shumë sepse Isa Mustafa momentalisht është figura kryesore dhe më e dashur në LDK, andaj me dëshirë apo pa dëshirë të disa udhëheqësve brenda kësaj partie, Isa Musfata duhet te jetë kryetar i ri.

Më pas, LDK duhet të konsolidoj radhët e veta dhe të angazhoj njerëz të rinj dhe figura të dashura nga populli. Pasi t’i ketë përfunduar këta hapa të rëndësishëm, LDK duhet ta prish koalicionin aktual në nivel qendror, ku më pas do të zgjidhej një qeverisje teknike afatshkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare në Kosovën e pavarur.

Në anën tjetër, duke parë numrin e votave në zgjedhjet e fundit, atëherë po vërehet dukshëm një rënie e madhe e LDD-së dhe e AKR-së dhe, sipas të gjitha gjasave, këto dy parti në zgjedhjet e ardhshme nuk do të kenë këtë numër te votave, sidomos LDD-ja, e kjo më së shumti shkon në dobi të LDK-së. Ndërsa tashmë partneri i ri i LDK-së, në disa komuna (AAK), është e vetmja parti që arriti të ketë ngritje të dukshme dhe është e padiskutueshme se nëse kjo parti vazhdon kështu, atëherë në zgjedhjet parlamentare do të këtë rreth 20 për qind të votave të përgjithshme.

Edhe një herë, LDK-ja, si parti politike, ka penalti që i duhet ta shënojë, sepse bastet veç janë vendosur.

(Autori është student i gazetarisë dhe ekonomisë)