LAJMI I FUNDIT:

Mundësi për të studiuar jashtë vendit me kosto zero!

Mundësi për të studiuar jashtë vendit me kosto zero!

Në Kosovë, është rritur interesimi i studimeve jashtë vendit për arsye të shumta. Arsyeja kryesore, të qenurit pjesë e një sistemi edukimi më efikas nga i cili mund të përfitojnë shume studentë. Benefitet e të studiuarit jashtë vendit i dimë të gjithë, por sa janë të përballueshme këto studime dhe cilat janë shtetet me koston më të përballueshme financiare për studime?

Pra, cilat janë mundësitë?

Wiseword Kosova si ONE-STOP-SHOP i parë në Kosovë lidhur me këshillimin dhe orientimin e studentëve për studime jashtë vendit, mund të ju ofroj zgjidhjen e duhur për ju. Në kuadër të Wiseword Kosova ekzistojnë shumë shërbime te cilat janë të nevojshme për të studiuar jashtë vendit, njëri ndër ta është edhe Wise Solutions.

Wise Solutions është krijuar pikërisht për të gjetur zgjidhje të mençur për studentët dhe të rinjtë tjerë kosovar. Ky shërbim ofron konsulencë falas, hulumtim të drejtimit dhe shteteve e po ashtu edhe gjetjen e universiteteve me kosto financiare të përballueshme për profilin e studentit coftë në nivelin Bachelor, Master ose PhD.

Kjo konsulencë e tille profesionale ofrohet për herë të parë në Kosovë dhe është e fokusuar në parimin “konsulencë profesionale me kosto të përballueshme”. Marrë parasysh, se jo të gjithë studentët që aspirojnë studimet jashtë vendit e kanë mundësinë financiare të përshtatshme për studime me kosto të larta, Wise Solutions është parë si shërbim i domosdoshëm dhe ndihmë e nevojshme.

Tashmë të gjithë të rinjtë tanë mund të bëhen pjesë e botës akademike ndërkombëtare përmes shërbimeve profesionale të Wiseword Kosova. Gjithçka që duhet të bëni është të caktoni konsultë falas tek Wiseword Kosova dhe të realizoni ëndërrat tuaja.

Artikull i sponzorizuar