LAJMI I FUNDIT:

Mundësi e qëlloi pa dashje referin me këmbë, duke e lënë me nofull të thyer

Mundësi e qëlloi pa dashje referin me këmbë, duke e lënë me nofull të thyer

Angel Melian ka mbetur me nofull të thyer, derisa po ndante drejtësinë në një takim mes dy mundësve në Tenerife të Spanjës.

Kur njëri prej tyre provoi ta rrëzonte kundërshtarin, ngiti këmbën dhe qëlloi fuqishëm referin, i cili më pas ra në dyshemenë me rërë, transmeton Telegrafi.


Derisa syzet i fluturuan prej fytyrës, shikuesit psherëtinë me pamjen rrëqethëse të goditjes që pësoi ai. Pranë tij shkuan dy asistentë, ndërsa ai vazhdonte të qëndronte me kokë poshtë.

Fotografimet kanë treguar për thyerje të konsiderueshme, por që mund të shërohet në mënyrë të plotë.

Ky lloj i mundjes në rërë, është mjaft i popullarizuar në atë regjion, ku fitues mbetet ai që e rrëzon tjetrin. /Telegrafi/