Minutat e fundit të ndeshjes Napoli - Milan nuk kanë qenë aspak të qeta sidomos në kampin mysafirë.

Stefano Pioli vendosi t'i largonte nga loja dy yjet e skuadrës, Olivier Giroud dhe Rafael Leao ku të dy nuk e pritën aspak mirë këtë moment.


Më keq zëvendësimin e priti Rafael Leao i cili ishte i acaruar me trajnerin, madje ishte gati ta sulmonte atë nëse nuk do të ndërhynin bashkëlojtarët e tjerë.

Leao u largua nga loja mbrapa portës së Napolit dhe po e fyente vazhdimisht trajnerin teksa po shkonte drejt pankinës.

Ishin bashkëlojtarët e tij Adli, Pobega dhe Alessandro Florenzi që e ndaluan dhe qetësuan portugezin për mos të bërë ndonjë gjë që do t'i kushtonte shumë.

Gjithsesi pas ndeshjes Pioli ka thënë se do t'iu jap shpjegime dy futbollistëve për zëvendësimet e bëra. /Telegrafi/

telegrafi sport app