LAJMI I FUNDIT:

A mund të përdoret për të mirë teknologjia e rrejshme e Inteligjencës Artificiale?

A mund të përdoret për të mirë teknologjia e rrejshme e Inteligjencës Artificiale?

Vjedhja e identitetit, përmbajtje pornografike pa miratim, mashtrim, dezinformim… A është e mundur të përdoret teknologjia, thellë e rrejshme (deepfake) e inteligjencës artificiale për diçka tjetër përveç shkaktimit të dëmit?

Potenciali i dyfishtë i teknologjisë “deepfake” është “si të flasësh për thika”, sipas John Egan, CEO i L’Atelier BNP Paribas.


“Nëse do flasim vetëm për krimet me thika, nuk do të diskutojmë për mënyrën sesi thikat përdoren në kuzhinë për gatim, apo jo?”, pyet ai.

Manipulimi frikshëm i fytyrës, mundëson që dikush të thotë diçka që nuk e ka thënë kurrë (Video)
Lexo po ashtu Manipulimi frikshëm i fytyrës, mundëson që dikush të thotë diçka që nuk e ka thënë kurrë (Video)

Egan analizon dy aspektet e kësaj teknologjie në zhvillim në një episod të ri të Euronews Tech Talks.

Sfidimi i pikëllimit dhe vdekjes

Në një episod të vitit 2013, “Black Mirror”, personazh i quajtur Martha përballet me humbjen duke ndërvepruar me një kopje digjitale të partnerit të saj të vdekur.

Vetëm një dekadë më vonë, kufiri midis trillimit dhe realitetit është mjegulluar me shembuj të tillë si të Kim Kardashian duke shpërndarë një video që tregon një version digjital jashtëzakonisht të gjallë të babait të saj të ndjerë, Robert Kardashian.

Kthimi i të dashurve tuaj në mënyrë digjitale është një aplikim i mundshëm i teknologjisë së “deepfake”.

“Ka shumë mundësi komerciale”, thotë Egan, transmeton Telegrafi.

Për shembull, ai parashikon një kompani globale që përdor inteligjencën artificiale për të krijuar një bot shumëgjuhësh, duke lehtësuar komunikimin pa probleme nëpër zyra në mbarë botën.

Përtej biznesit, Egan propozon një asistent përmes inteligjencës artificiale për të moshuarit duke riprodhuar një fytyrë të njohur, i cili do t’ua kujtojë kohën kur duhet të marrë ilaçet dhe do t’iu ndihmojë në sigurinë e tyre.

“Kështu që ka shumë raste të ndryshme pozitive për përdorimin e këtij lloji teknologjie që shtrihen përtej thjesht argëtimit e përkthimit dhe nevojave themelore të korporatës, drejt njohurive shumë personale dhe intime të lidhura me miqësinë dhe luftimin e vetmisë endemike”, thotë Egan.

Mbrojtja nga kërcënimet

Në një epokë të falsifikimit lehtësisht të arritshëm dhe me kosto efektive, Egan paralajmëron për rritjen e shpejtë të informacioneve potencialisht mashtruese ose të dëmshme.

Siç thekson ai, industria e seksit, historikisht një adoptuese e hershme e teknologjive të reja, ofron një shembull të qartë se sa shpejt këto përparime mund të bëhen komercialisht të zbatueshme.

Për shembull, ‘deepfake” janë përdorur gjithnjë e më shumë për të krijuar përmbajtje pornografike pa pëlqimin e njerëzve.

Si të mbrohemi nga këto kërcënime? Nuk ka asnjë zgjidhje të vetme, thotë Egan, por ka mënyra për të zbutur rrezikun. Për shembull, ai sugjeron të bëheni më efektiv në menaxhimin e llogarisë tuaj në internet.

“Sa më pak informacion që ka për ju, aq më pak ka për të përfituar”, thotë ai.

Si mund ta ndryshojnë botën videot “deepfakes” – të cilat përdorin teknologjinë për të kopjuar muskujt e fytyrës dhe zërin e dikujt
Lexo po ashtu Si mund ta ndryshojnë botën videot “deepfakes” – të cilat përdorin teknologjinë për të kopjuar muskujt e fytyrës dhe zërin e dikujt

“Shmangni vendosjen e informacionit të fëmijës tuaj në internet, duke përfshirë fotot dhe videot. Jini më efektivë në mbrojtjen e atyre hapësirave. Në nivel individual, kjo është pothuajse aq sa mund të bëni”, shtoi ai.

Në adresimin e përhapjes së “deepfakes”, Egan ofron këshilla praktike për zbulimin e tyre, duke theksuar të dhëna të tilla si mospërputhja në ngjyrën e lëkurës, modelet e pazakonta të vezullimit të syve dhe tipare të veçanta të fytyrës.

Megjithatë, ai e pranon sofistikimin në zhvillim të këtyre manipulimeve, veçanërisht në versionet me besnikëri të ulët.

“Ne duhet të kuptojmë se ritmi i ndryshimit është shqetësues për shumicën, me përjashtim të atyre që e drejtojnë atë në atë moment”, thotë ai. /Telegrafi/