LAJMI I FUNDIT:

A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?

A mund të mbrohet Evropa pa SHBA-në?

Ministrat e Mbrojtjes të NATO-s diskutuan të enjten ndihmën për Ukrainën dhe aftësitë e tyre mbrojtëse. Po çfarë ndodh nëse SHBA tërhiqen nga Evropa?

Në përfundim të takimit të ministrave të Mbrojtjes së NATO-s të enjten, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg bëri të ditur, se do të ketë më shumë ndihma për Ukrainën në drejtim të mbrojtjes ajrore. Po ashtu u vendos aleanca për dronët. Stoltenberg premtoi edhe 1 milionë dronë për Ukrainën.

Por NATO ka mjaft probleme edhe tani. Aktualisht ka shumë pak municion për Ukrainën, lufta është në ngërç me shumë viktima dhe pa perspektivë për një zgjidhje të negociuar. Problem tjetër – pezullimi i përkohshëm i ndihmës ushtarake amerikane që Kievit i nevojitet urgjentisht. “Gjëja e fundit që na duhet është një diskutim rreth armëve bërthamore,” thotë ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius. Ai foli para selisë së NATO-s në Bruksel, por mesazhi i tij është drejtuar drejt Berlinit, duke thënë se është “një diskutim kompleks, i cili as që duhet nisur”.


Trump sërish përsëriti kërcënimet se do të sakrifikojë aleatët e NATO-s për Rusinë
Lexo po ashtu Trump sërish përsëriti kërcënimet se do të sakrifikojë aleatët e NATO-s për Rusinë

Partneri i tij i koalicionit, Christian Lindner nga FDP mund të ndihet i prekur me këtë deklaratë, si dhe kolegia tij partiake, Katarina Barley, kryesuesja e listës së SPD për zgjedhjet e Parlamentit Evropian. Në një intervistë ajo tha se është e hapur për të diskutuar për bombën atomike evropiane në kuadër të diskutimit për ushtrinë evropiane, shkruan dw.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg po ashtu beson se hapja e debatit për bombat e reja bërthamore është krejtësisht e gabuar. Nëse diçka ka funksionuar deri më tani, tha norvegjezi, ishte mbrojtja bërthamore. “Ne nuk duhet të cenojmë besueshmërinë e tyre”, tha ai. Sidomos pasi mburoja bërthamore amerikane për Evropën është pothuajse e vetmja gjë që ende nuk është vënë në pikëpyetje në dokumentet strategjike të kampit të ish-presidentit amerikan, Trump.

Nga këndvështrimi i politikologes, Jane Puglierin, evropianët përballen me një problem krejtësisht tjetër, e ai është në fushën e mbrojtjes konvencionale. Ajo sheh rrezikun që amerikanët të tërhiqen. Kreu i zyrës së Berlinit të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë (ECFR) i referohet “NATO-s së fjetur”. Është një dokument që shkaktoi një valë reagimesh në Uashington. “Kjo ka të bëjë me faktin se mbrojtja konvencionale e Evropës përballohet vetëm nga evropianët”, thotë Puglierin.

Në rast mosmarrëveshjesh me amerikanët do të thyhej vetë boshti kurrizor i mbrojtjes evropiane. Ushtarët amerikanë do të tërhiqeshin nga Evropa dhe bashkë me ta edhe aftësitë si zbulimi, transporti ajror dhe vendosja e shpejtë e trupave luftarake me rezerva të mëdha municioni. Kryesisht gjithçka që i mungon “shumicës së ushtrive evropiane”, deklaroi Puglierin.

Mangësia duhet të eliminohet me armatim masiv. Me fillimin e luftës në Ukrainë, pati një rritje të paprecedentë të shpenzimeve për mbrojtjen në vendet anëtare të NATO-s. Sipas të dhënave të NATO-s, vetëm në vitin 2024 shpenzimet do të arrijnë në 380 miliardë dollarë ndërsa 18 vende nga 31 sa janë anëtare të aleancës do të ndajnë të paktën dy për qind të PBB-së për ushtrinë.

Pasi tha se njerëzit duhet të përgatiten për luftë me Rusinë, ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që gjithçka të bëjë aleanca
Lexo po ashtu Pasi tha se njerëzit duhet të përgatiten për luftë me Rusinë, ushtaraku i lartë i NATO-s: Kosova dhe Ballkani nuk duhet të presin që gjithçka të bëjë aleanca

Por vetëm paratë nuk do ta zgjidhin problemin, ka frikë Puglierin. Për sa kohë që qeveritë kombëtare kanë ambicie për të prodhuar tanket, nëndetëset dhe pajisjet e tyre, bashkëpunimi ushtarak do të jetë i vështirë. “Koordinimi i furnizimit evropian me armë dhe municione mezi po funksionon,” edhe pse buxhetet e mbrojtjes kombëtare janë rritur, beson ajo. “Reflekset kombëtare kanë përparësi”, pohoi ajo.

Tank evropian për të gjithë – është ende vetëm një projekt i mundshëm për të ardhmen, jo për gjendjen aktuale. Në këtë pikë ka një boshllëk të madh që duhet të mbushet. Ambasadorja e SHBA-së në NATO, Julianne Smith thotë se nuk mund të parashikojë se kur SHBA do të miratojë 60 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën. “Ne e dimë se miqtë tanë në Ukrainë kanë nevojë për ndihmë urgjente”, tha ajo në një intervistë për studion e ARD-së në Bruksel. Ajo sqaroi se amerikanët presin dhe shpresojnë që evropianët të veprojnë më shumë kësaj radhe. “Mendoj se mbështetja vjen si nga Gjermania, ashtu edhe nga Bashkimi Evropian. Në këtë mënyrë, njerëzit në Ukrainë mund të vërejnë se ndihma do të vazhdojë.

Pritshmëritë janë të larta. Edhe për NATO-n kjo është një situatë e pazakontë. Shtetet e Bashkuara, fuqia më e fortë ushtarake në botë, nuk janë në gjendje në Kongres të miratojnë ndihmën e premtuar ushtarake. E kjo po ndodh nën udhëheqjen e presidentit amerikan, Joe Biden, i cili është plotësisht i orientuar drejt aleancës transatlantike. Ndërsa me ardhjen e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë gjërat mund të ndryshojnë shumë më shumë.

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Putin: Rusia testoi një raketë të re me rreze të mesme në një sulm ndaj Ukrainës

Evropa
Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Trump e emëroi për prokuror të përgjithshëm, Gaetz heq dorë pas presionit të publikut

Amerika
Kalo në kategori