LAJMI I FUNDIT:

A mund të ligjërohet bakshishi për mjekët?

A mund të ligjërohet bakshishi për mjekët?

Bakshishi ka hyrë thellë në sistemin shëndetësor shqiptar dhe jo vetëm. Përgjithësisht, kudo ku puna e mjekut dhe e infermierit është e papaguar siç duhet, shoqëria krijon edhe mekanizma kompensimi.

Bakshishi është pranuar universalisht si një nga këto mekanizma dhe ka hyrë jo vetëm në praktikën e ofrimit dhe marrjes së kujdesit shëndetësor, por edhe në kulturën e popullatës. Deri në pikën ku një familjar në hall, pa ja kërkuar kush, para se të pyesë se çfarë trajtimi i nevojitet të afërmit, pyet se sa para duhet të paguajë për mjekun. Kuptohet se kjo e kthen shërbimin shëndetësor në një proces të shëmtuar dhe e vendos mjekun në një pozicion aspak dinjitoz.


Ç’mund të bëhet? A mund të luftohet bakshishi në shëndetësi me policë dhe arrestime? Absolutisht jo! Po me rritje pagash? Sërish jo!

Policët nuk e zgjidhin problemin. Dy raste të dyshuara të bëra publike së fundi kanë qenë thjesht efekt kolateral i përgjimeve të bëra në funksion të çështjeve, pa lidhje me sistemin shëndetësor. Një sistem diktatorial (drejt të cilit edhe mund të jemi duke shkuar) do të përgjonte gjithë qytetarët, por edhe atëherë proceset e dhënies dhe marrjes së bakshishit do të bëheshin jashtë komunikimeve elektronike.

Rritja e pagave të mjekëve po ashtu nuk e zgjidh problemin. Ajo krijon një barazi që mund të jetë e pëlqyeshme, p.sh. për mjekët e familjes, por jo për mjekët specialistë, sidomos për mjekët e specialiteteve të caktuara të cilët janë të paguar mirë si në sektorin privat dhe nëpërmjet bakshisheve në atë publik.

Për mendimin tim, ligjërimi i bakshishit do të ishte një zgjidhje e preferuar që mund të aplikohet për një periudhë disavjeçare. Personi që dëshiron të japë një dhuratë për mjekun ose infermierin që i ka shërbyer, e depoziton dhuratën në një zyrë të ngritur enkas për këtë qëllim. Pjesa më e madhe e saj (p. sh. 50 për qind) shkon tek mjeku ose infermieri i përmendur, 20-30 për qind mund të shkojë për taksim dhe pjesa tjetër në një fond të përbashkët i cili i shpërndahet të gjithë pjesëtarëve të klinikës në fjalë.

Një zgjidhje e tillë që fillimisht mund të aplikohet si projekt pilot në një prej spitaleve të vendit, mund të ketë efekt real në çrrënjosjen përfundimtare të bakshishit ose mitmarrjes në sistemin shëndetësor shqiptar.

Në trend

Më shumë
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit

Lajme
Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Gjyqtari italian, Orsato nuk mundi t’i ndalë lotët pas ndeshjes PSG-Dortmund

Liga e Kampionëve
Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Kërkesa e çuditshme e Tuchel për lojtarët e Bayernit para derbit në Bernabeu

Liga e Kampionëve
Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Real Madridi fton legjendën e Bayernit në ndeshjen e Ligës së Kampionëve, pasi Bavarezët e përbuzën ish-yllin e tyre

Liga e Kampionëve
Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Inteligjenca Artificiale parashikon fituesit e Ligës së Kampionëve për vitet e ardhshme – Arsenali nuk e fiton kurrë

Liga e Kampionëve
Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Dalja deri në ora 17:00, arrihet censusi për zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut

Lajme
Kalo në kategori