LAJMI I FUNDIT:

A mund të ketë hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri?- flasin avokatët

A mund të ketë hetim ndërkombëtar për sulmin terrorist në veri?- flasin avokatët

Njohësit e çështjeve juridike kanë thënë se hetimi i sulmit terrorist në veri është detyrë e shtetit të Kosovës. Ndërsa kohëve të fundit po flitet për nevojën e një hetimi ndërkombëtarë në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ish-avokati i popullit, Hilmi Jashari, ka thënë në RTV Dukagjini se nuk ka mundësi të ketë hetim ndërkombëtar dhe se kjo çështje i takon ekskluzivisht shtetit të Kosovës.


Ai tha se hetimi duhet të bëhet në përputhje me standardet ndërkombëtare duke u bazuar në Konventën Evropiane, e cila sipas tij është edhe pjesë e sistemit juridik të Kosovës.

“Jo, për vlerësimin  tim nuk diskutohet për hetim ndërkombëtar, bëhet fjalë për standard ndërkombëtare që duhet të ndjekë një hetim objektiv e profesional nga autoritetet përgjegjëse”.

“Përndryshe është kuadër me standardet ndërkombëtare që janë të zbatueshëm në sistemin juridik të Kosovës. Kosova është konventa evropiane e zbatueshme në sistemin tonë, mjafton t’i përmbahemi standardeve që i përmban kjo konventë e cila është e detyrueshme për të gjitha autoritet, e besoj që jemi në rregull sepse aty trajtohen çështjet penale e civile”.

Jashari thotë se mekanizmat si Këshilli i Evropës mund të bëjnë jehonë, mirëpo nëse përfillen këto mekanizma, është komplet detyrë e Kosovës hetimi.

Edhe avokati Ardian Bajraktari tha se përgjegjës për hetime është vetë shteti Kosovës, por theksoi nevojën për një raport të përpiluar nga Bashkimi Evropian për ta konstatuar përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist.

“Përgjegjës kryesor është Policia, pastaj EULEX-i e KFOR-i, natyrisht që një hetim apo raport kredibil ndërkombëtar për ta konstatuar rolin  e Serbisë në çështjen e involvimit në këtë aksion… Duhet bëhet dallimi, hetimi penal i cili është duke u bërë, dhe një raport, ku duhet të konstatohet roli i Serbisë në sulmin terrorist”, tha ai.

Ndërkaq, zëvendësministri i Ministrisë së Drejtësisë, Vigan Qorrolli i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i vendosin sanksione Serbisë.

“Përfshirja e Serbisë është vërtetuar me zë e figurë. Ne si institucione i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe BE-së, që sa më parë t’i vihen sanksione shtetit serb, sepse ata e kanë të qartë përfshirjen e Serbisë në sulmin terrorist”, tha ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç

Drejtësi
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Kalo në kategori