LAJMI I FUNDIT:

A mund të jetë poleni i bletëve ilaçi për sindromën paramenstruale?

A mund të jetë poleni i bletëve ilaçi për sindromën paramenstruale?

Edhe pse shumica e femrave i përjetojnë simptomat e sindromës paramenstruale (PMS) çdo muaj, gjëja e vetme që përdoret për ta trajtuar këtë janë pilulat kundër shtatzënisë, diuretikët dhe antidepresuesit.

Sidoqoftë, një histori e re në Cut eksploron një mundësi të re – serenolin, ilaç që nuk përshkruhet nga mjeku dhe që përmban polen të bletëve, transmeton Telegrafi.


Një ilaç i njëjtë i quajtur Femal ka qenë në dispozicion për vite të tëra në Suedi dhe është shitur si produkt anti-PMS. Një studim i cili ishte marrë me efektet e këtij produkti kishte zbuluar se disa simptoma të PMS-së ishin përmirësuar.

Sidoqoftë, për këtë zbulim ishin studiuar vetëm 29 gra dhe ky nuk është numër aq i madh.

Miriam Greene, gjinekologe, ka treguar se ajo u ka dhënë pacientëve të saj Serenol qysh nga viti i kaluar dhe beson që me të vërtetë i ka ndihmuar.

“Sot kam pasur në vizitë një pacient. ‘Ky ilaç ma ka shpëtuar jetën”, tregon Greene.

Ueb sajti i serenolit tregon se ky ilaç besohet të ketë efekte serotenergjike në hipotalamus . Me fjalë të tjera, është vetëm teori e cila beson se serenoli ju bën të ndjeheni mirë. Rrjedhimisht, ilaçi nuk ua heqë simptomat e PMS-së, por vetëm mund t’ju bëj të ndjeheni më mirë.

Nëse dëshironi shërim, mund të flisni me doktorin, por mundësitë janë të mëdha që do të përfundoni me pilula për kontrollin e shtatzënisë apo lexapro. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori