Ndonëse jeni shtatzënë organizmi juaj do të vazhdojë që të prodhojë qumësht dhe ju mund ta vazhdoni gjidhënien
Ass. dr. Memli Morina, mr. sci
gjinekolog – obstetër
tel. 045 725 725
Mos u bëni merak se bebja në barkun tuaj rrezikohet nga gjidhënia ose që qumështi i gjirit ndryshon aq shumë sa që mund ta rrezikojë fëmijën që po e ushqeni me gji, por sido që të jetë duhet të informoheni për disa ndryshime.
Bebja juaj do t’i merr të gjitha materiet e nevojshme ushqyese, vetëm se duhet të kujdeseni që të hani shëndetshëm dhe t’i merrni vitaminat (sidomos acidin folik dhe vitaminën D).
A rrezikohet shtatzënia nëse e vazhdoni gjidhënien?
Gjatë gjidhënies organizmi juaj prodhon hormonin oksitocinë që e mundëson rrjedhjen e qumështit. Oksitocina poashtu lirohet gjatë lindjes. Ajo i rrit tkurrjet e mitrës gjatë lindjes, por nuk ka dëshmi se gjidhënia gjatë shtatzënisë mund t’i stimulojë tkurrjet e mitrës.
Megjithatë, konsultohuni me mjekun tuaj se a mund të vazhdoni me gjidhënien, sidomos nëse keni pasur aborte, lindje të parakohshme ose nëse keni shtatzëninë me binjakë.
Deri kur mund të vazhdoni me gjidhënie?
Normalisht, rreth muajit të pestë të shtatzënisë gjiri juaj fillon të prodhojë kulloshtrën (si përgatitje për lindjen e bebes). Kjo mund ta ndryshojë shijen dhe sasinë e qumështit, prandaj fëmija juaj mund ta lë gjirin vetvetiu.
Nëse fëmija juaj nuk e lë gjirin, nuk ka asnjë problem nëse vazhdojë të ushqehet me qumësht gjiri. Kjo nuk do të thotë se bebja juaj (pas lindjes) do të ketë më pak kulloshtër.
Nëse fëmija juaj është nën 1 vjeç dhe ju e ushqeni me gji, përcillni peshën e tij pas ndryshimit të qumështit për t’u vërtetuar se nuk do të ketë ngecje në zhvillim.
Ju mund të vazhdoni edhe pas lindjes t’i ushqeni me qumësht gjiri edhe beben e posalindur e edhe fëmijën tuaj. Mos u bëni merak se mos ndoshta nuk prodhoni mjaftueshëm qumësht për të dy!
Qumështi i gjirit do të prodhohet bollshëm për të dy fëmijët. Për më tepër gjasat që të zhvillohet mastiti janë më të vogla tek gratë që ushqejnë të dy fëmijët me qumësht gjiri. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Java e modës së lartë në Londër mbajti një leksion mbi elegancën e përjetshme

Tre arsye më të thella pse fëmija juaj nuk ju dëgjon

Trendi i flokëve nga të famshmit që duhet ta provoni menjëherë

Gigi Hadid përqafon trendin më të madh të sezonit të stilimit të flokëve
Jennifer Lopez pozon e zhveshur për koleksionin e këpucëve me flokët që mbulojnë trupin

Asnjë fëmijë nuk dëshiron të dëgjojë këto pesë fraza, pohon ekspertja

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Haki Abazi thyen heshtjen pas zgjedhjeve: Momenti të ngrihemi mbi vogëlsinë individuale

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Trump tërhiqet nga ideja për ta marrë Gazën: Plani im funksionon, por nuk do ta imponoj

Uka: Maurizio Salustro na kërkoi 500 mijë euro, ose përfundonim 54 vjet dënim burg

Rozana fsheh “Valixhen e Tundimeve” teksa Gjesti shpërndan biletat e fatit