LAJMI I FUNDIT:

Mulhaxha-Kollçaku: Jam zhgënjyer shumë gjatë fushatës zgjedhore kur s’kam parë gra në oda e shkolla

Mulhaxha-Kollçaku: Jam zhgënjyer shumë gjatë fushatës zgjedhore kur s’kam parë gra në oda e shkolla

Në emisionin “#Hashtag” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini është diskutuar për rolin e grave në politikë dhe shoqëri.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku ka thënë se gratë nuk mund të presin që iniciativa në interes të tyre të merren nga institucionet pa pasur vet iniciativë.

Kollçaku thotë se gjatë një misioni për vaksinimin e fëmijëve në një fshat është mahnitur nga gratë e emancipuara që sillnin fëmijët për vaksinim dhe e dinin rëndësinë e procesit, përcjell Telegrafi.


Ajo megjithatë thotë se gjatë fushatës zgjedhore është zhgënjyer shumë kur në odat e shkollat ku po mbaheshin fushatat nuk ka parë asnjë grua.

“Në shenjë proteste në një vend hezitova të marr fjalën. Kur e mora fjalën ju drejtova me fjalët “më vjen keq që sot nuk i keni marrë vajzat, gratë pasi e di që ato janë të shkolluara e punësuara””.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes thotë se kjo qasje duhet të ndryshojë në Kosovë kur vjen në pyetje raporti i grave me politikën pasi sipas saj politika nuk është asgjë tjetër pos përmirësimi i kushteve edhe të grave./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Ministria e Financave njofton përfituesit e Asistencës Sociale që të ndjekin hapat e domosdoshëm për të vazhduar përfitimin nga programi

Lajme
Kalo në kategori