Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Armend Muja ka vlerësuar lart periudhën qeverisëse të deritanishme të Kurtit, duke thënë se janë rritur të hyrat e ka rënë varfëria.
Muja në “Debat Plus” ka thënë se Qeveria me sukses menaxhoi pandeminë e që sipas tij më pas erdhën sukseset tjera.
“Që nga ardhja e qeverisë Kurti prioritet kanë qenë disa shtylla: E para menaxhimi i pandemisë, e dytë stabilizimi i ekonomisë dhe stabilizimi i vendeve të punës, e treta reforma në drejtësi dhe e katërta që tashmë ka lindur është procesi i dialogut”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Deputeti i LVV-së thotë se ka pasur të arritura historike në raport me të hyrat në buxhetin e shtetit.
“Sa i përket pandemisë ne kemi premtuar se do të vaksinojmë 60% të popullsisë dhe tashmë ky objektiv është arritur. Manaxhimi i mirë i procesit të vaksinimit ka dërguar te disa suksese tjera, që është rikthimi ekonomik. Deri në fund të vitit rritja do të jetë në 10%. Krahas rritjes ekonomike ka qenë objektiv edhe rritja e vendeve të punës. Në bazë të ASK-së numri i vendeve të punës është rikthyer në vitin 2019, derisa numri i kontribuuesve në Trust pritet të shkojë në 400 mijë që është numër rekord. Edhe të hyrat buxhetore pritet të shkojnë për këtë vit në 2.3 miliardë euro që është rezultat historik”.
Ai thotë se disa të arritura që qeveritë tjera i bënë për 9 vite, Qeveria Kurti i arriti brenda vitit.
“Në perspektivë më të gjerë, qeverive tjera u janë dashur nëntë vite për ta rritur buxhetin që Qeveria Kurti e ngriti për një vit. Pra qeverive tjera u janë dashur nënte vite për ta rritur buxhetin për 500 milionë euro, derisa Qeveria Kurti e bëri qysh në vitin e parë”.
Muja thotë se Qeveria Kurti ka ulur edhe varfërinë gjatë kësaj periudhe qeverisëse.
“Ndihma për lehonat dhe foshnjat sipas Bankës Botërore është stabilizuar edhe shkalla e varfërisë”, deklaroi tutje Muja./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
"Përgatitjet ishin për dështim të seancës", ish-gjyqtari Kryeziu tregon se çfarë ndodh tash pasi dështoi seanca për konstituimin e Kuvendit

Mos konstituimi i Kuvendit, Hasani: PDK, LDK dhe AAK gabuan politikisht

Letra e dorëheqjes nuk i bind – PDK, LDK e AAK kërkojnë largimin e Kurtit nga zyra e kryeministrit para betimit si deputet

Reagon Kurti: Opozita u rebelua kundër shtetit, lanë nam në sytë e botës

Kurti jep dorëheqje nga posti i Kryeministrit para betimit si deputet

Ramush Haradinaj injoron Fatmir Limajn në Kuvend

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Zelensky u kërkoi amerikanëve t’ju shesin sistemet raketore Patriot, reagon Trump

Remzie Osmani dhe Nexhati e ndezin atmosferën në Big Brother - të ftuar në dasmën e Gjestit me Eglin janë edhe disa ish-banorë

MPJD: Deklarata e Serbisë ndaj Sudanit është shkelje e Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit të Ohrit

Shpenzoi një milion dollarë dhe i kaloi 15 vite duke restauruar anijen që e bleu, tani po vajton 'vdekjen e tmerrshme' – historia e burrit nga SHBA

"Kosova u prezantua me fusnotë në Tiranë", zv.ministri largohet nga konferenca

Abdixhiku “godet” Hotin: Përdori argumente si ato të kundërshtarëve tanë politikë