LAJMI I FUNDIT:

Muja për draftin e Ramës për Asociacion: Vetëm sa po forcon raportin e tij me Vuçiqin

Muja për draftin e Ramës për Asociacion: Vetëm sa po forcon raportin e tij me Vuçiqin

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama i cili sot bëri të ditur se ka dorëzuar një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman Olaf Scholz.

Muja ka thënë se me këtë veprim, Rama vetëm sa po e forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin.


Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron
Lexo po ashtu Kryeministri Rama ia dorëzon një draft të Asociacionit kancelarit gjerman Scholz dhe presidentit francez Macron

“Duke dërguar statut për ‘Asociacionin’ në Berlin e Paris, Rama vetëm sa po e shpërfaq dhe forcon Asociacionin e tij me Vuçiqin. Fort i kapur diku për krim e korrupsion duhet të jetë Edi Rama gjersa detyrohet t’ia bëjë këtë mënyrë vetes publikisht para gjithë kombit shqiptar”, ka shkruar Muja.

Rama ka thënë se drafti është i punuar nga ekspertë dhe sipas tij pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi. /Telegrafi/