LAJMI I FUNDIT:

Muja: Nuk ka ndryshuar qëndrimi i LVV-së për mos tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Muja: Nuk ka ndryshuar qëndrimi i LVV-së për mos tërheqjen e mjeteve nga Trusti

Armend Muja ka thënë se LVV-ja nuk do ta mbështesë tërheqjen e Trustit, pasi  sipas tij prej rreth 1.2 milionë njerëzve në Kosovë të aftë për punë, vetëm gjysma prej tyre kanë llogari në Trust. Ndërsa, 600 milionë është shuma e parave që do të tërhiqen nga Trusti, ku sipas Mujës, 300 milionë shkojnë për të pasurit e kjo gjë do të sjellë më shumë vështirësi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se partia e tij, ka qenë kundër tërheqjes së Trustit edhe në vitin 2020.


Sipas tij, tërheqja e mjeteve të Trustit krijon një precedent të rrezikshëm.

“Ne si qeveri kemi obligim për rimbursimin e 120 milionë eurove të tërhequra nga Trusti”.

Muja ka thënë se LVV-ja nuk do të lejojë tërheqjen e Trustit për 30 për qind, pasi kjo është e dizajnuar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me qëllimin që të ndihmohen të pasurit.

“Ka për qëllim t’i ndihmojë shtresat e pasura të shoqërisë, duke i përjashtuar ato shtresa që më së shumti kanë nevojë apo preken nga çfarëdo lloj krize, përfshirë edhe rritjen e çmimeve” ka thënë Muja, në emisionin ‘’Debat Plus’’ me Ermal Pandurin, në RTV Dukagjini.

Ndërsa, ai ka konstatuar se janë duke jetuar 1.2 milionë njerëz në Kosovë, të  cilët janë të aftë për punë, dhe vetëm gjysma nga ta kanë llogari në Trust.

“Propozimi i PDK-së është që të tërheqin 600 milionë euro nga Trusti pensional ku 300 milionë shpërndahen tek kontribuesit më të pasur”, ka thënë ai.

A është zgjidhje tërheqja e parave nga Trusti?
Lexo po ashtu A është zgjidhje tërheqja e parave nga Trusti?

Sipas Mujës, qeveria e Kurtit ka dhënë pako të rimëkëmbjes duke ndihmuar dhe dyfishuar ndihmën sociale, për t’i minimizuar efektet e pandemisë.

Muja gjithashtu, ka shtuar se ka vështirësi dhe rritja e çmimeve është 8 për qind.

“Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk kanë kursime apo kanë pak dhe tërheqja e mjeteve nga Trusti, atyre ju pamundëson që të përfitojnë’’, ka thënë Muja.

Ndërsa, sa i përket qëndrimit për tërheqjen e Trustit ka thënë se “qëndrimi i Qeverisë dhe LVV-së është që qytetarët nuk duhet t’i tërheqin mjetet nga Trusti për t’i tejkaluar krizat, pasi Qeveria do t’i ndihmojë me pako të ndryshme”, deklaroi tutje Muja./Portali D/