LAJMI I FUNDIT:

Muja kritikon opozitën: Nuk kanë arsye për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Muja kritikon opozitën: Nuk kanë arsye për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare

Deputeti i LVV-së, Armend Muja ka kritikuar partitë opozitare për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, duke thënë se nuk kanë asnjë arsye për ta bërë këtë.

Ai tha se është vërejtur tendencë e tri partive opozitare për të mos votuar marrëveshjet ndërkombëtare.


“Tash i kemi tri marrëveshje ndërkombëtare të rëndësishme, ndër to është linja hekurudhore 10, e dyta është ngrohja qendre e Prishtinës dhe e treta është rrjeti energjetik, apo investimi i Qeverisë gjermane për KOSTT-in. Këtu nuk kemi asgjë politike në kushte normale nuk do të duhej të kishte mospajtim. Kemi vërejtur një tendencë nga opozita, nuk i votojnë pa dhënë ndonjë arsye pse nuk i votojnë”, tha Muja.

Ai bëri të ditur se këtë javë do të mbahen dy seanca të mërkurën dhe të enjten.

“Këtë javë Kuvendi do të ketë një punë intensive, të mërkurë, të enjten e me gjasë edhe të premten do të trajtohen që kanë mbetur nga pikat paraprake dhe marrëveshjet ndërkombëtare. Gjithashtu patëm dakordim që këtë javë të kemi një seancë sa i përket pyetjeve parlamentare të deputetëve”, tha Muja. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit

Kronika e Zezë
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?

Jehona Hulaj
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi

Lajme
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE

Lajme
Kalo në kategori