LAJMI I FUNDIT:

Muja e quan normal ndryshimin e Kurtit: Ai tash nuk përfaqëson vetëm Vetëvendosjen

Muja e quan normal ndryshimin e Kurtit: Ai tash nuk përfaqëson vetëm Vetëvendosjen

Analisti Armend Muja, ka thënë se kryeministri Albin Kurti nuk mund të mbajë qëndrimet e njëjta, pasi tashmë nuk përfaqëson vetëm partinë e tij.

Muja, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se ndryshimi i Albin Kurtit është i natyrshëm pasi ai tash nuk është më vetëm kryeministër i Vetëvendosjes, përcjell Telegrafi.

“Albini është edhe kryeministër i LDK-së, madje dhe i Kosovës dhe është normale që do të duhet të operosh ndryshe”.


Ai thotë se Kurti ka fituar në zgjedhje me një fushatë shumë modeste duke u bazuar kryesisht në luftën kundër korrupsionit.

Muja thotë se Kurti disa gjëra i ka ndryshuar edhe në zgjedhjet paraprake dhe nuk është ndonjë risi kjo punë.

Ahmeti: Nuk e kam paramenduar se një javë pasi Kurti vjen në pushtet bëhen dy marrëveshje me Serbinë
Lexo po ashtu Ahmeti: Nuk e kam paramenduar se një javë pasi Kurti vjen në pushtet bëhen dy marrëveshje me Serbinë

“Patriotizmi nuk është vetëm manifestimi i simbolikave dhe flamurit. Patriotizmi është saktësisht ajo çfarë po thotë Kurti: Patriotizëm është reforma në sistemin e drejtësisë, pagesa e tatimeve etj.”, tha ndër të tjera Armend Muja./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Eksperti i sigurisë: Largimi eventual i ushtarëve amerikanë nga Kosova do të ishte shqetësues, problemi real janë raportet politike

Siguri
Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Kush u bë e kush u zhgënjye, përmbledhje e kandidatëve për deputetë

Lajme
Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Trump kritikon ndarjen e fondeve të USAID-it, përmend Kosovën dhe Serbinë

Lajme
“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

“Trupat amerikane mund të largohen nga Kosova”, shkruan Bild – mediumi gjerman sjell edhe skenarët e mundshëm për vendet e tjera evropiane

Lajme
Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Gashi: Prokuroria s’pati nevojë ta detyrojë Kurtin përmes Gjykatës, çështja u politizua

Lajme
Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Janë verifikuar mbi 38 mijë pako të votave të ardhura përmes postës

Lajme
Kalo në kategori