LAJMI I FUNDIT:

Muhaxheri: Zyrtarët e arrestuar sot në Komunën e Pejës janë të pafajshëm

Muhaxheri: Zyrtarët e arrestuar sot në Komunën e Pejës janë të pafajshëm

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri ka mbajtur një konferencë për media lidhur me situatën e fundit në Komunën e Pejës, ku u arrestuan disa zyrtarë.

Muhaxheri para mediave deklaroi se zyrtarët e arrestuar sot nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, janë të pafajshëm.

“Ne jemi të thirrur, që organet e drejtësisë të zbatojnë ligjin, por jo në këtë mënyrë. Nëse ka shkelje të ligjit ato mund të konstatohen, pse duhet të arrestohen njerëzit në mënyrë spektakolare kur të gjithë kanë qenë të qasshëm për prokurorinë edhe kanë mund t’i japin deklaratat e tyre. Ne si Komune kemi qenë tri vjet pjesë e kampanjave të tilla dhe ka rezultuar deri në Gjykatë Supreme si të pafajshëm, po ashtu besoj, që zyrtarët e sotëm te arrestuar janë të pafajshëm. Bëj apel te organet e drejtësisë, që këta dy zyrtarë janë me sëmundje kronike të lirohen dhe të vazhdojnë me procedurat e rregullta nëse ka”, deklaroi ai para mediave.


Ndërtimet pa leje, Prokuroria konfirmon arrestimin e 10 zyrtarëve në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut
Lexo po ashtu Ndërtimet pa leje, Prokuroria konfirmon arrestimin e 10 zyrtarëve në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut

Ndryshe, sot Prokuroria Themelore e Pejës ka realizuar bastisje në komunën e Pejës, Klinës dhe Istogut, ku kanë arrestuar 10 zyrtarë, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës zyrtare”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Opozita serbe në Kosovë paralajmëron mobilizimin e serbëve në 'mbrojtje' të Vuçiqit

Politikë
Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Avokati Gashi për mos zbatimin e vendimit të gjykatës nga Kurti: Është gabim, institucionet dhe ligji duhet respektuar

Lajme
“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

“Fundi i presidentit autokratik”, Dimiq: Vuçiqi është psikopat që kërcënon popullin e tij

Politikë
E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

E përmendi kryeministrin disa herë gjatë seancës së Kuvendit të Serbisë, këshilltari i Kurtit i reagon Brnabiqit

Lajme
KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

KQZ-ja numëron të gjitha votat me postë, këto janë rezultatet

Lajme
Kalo në kategori