Ndihmëstrajneri i Kosovës, Muharrem Sahiti, ka folur pas fitores me Moldavinë (1-0), duke e pranuar që skuadra ishte në vështirësi në disa raste, sidomos në fund.

Kosova e mbyll këtë edicion të Ligës së Kombeve në vendin e tretë me 5 pikë.


“Fitore shumë e rëndësishme. Pas një viti të vështirë, me një kundërshtarë direkt për me mbet në këtë ligë”.

“Kundërshtari nuk ka pasur çfarë të humb. U përmbajtëm mirë. Nëse marrim këto tri ndeshje për një javë ka qenë e vështirë. Jemi të kënaqur më paraqitjen dhe fitoren”.

kosova kryesore 1212

“Patëm raste për golin e dytë. Kundërshtari në pjesën e parë nuk i lamë të krijojmë asgjë. Pasi nuk e shënuam atë golin e dytë u vështirësuan gjërat. Ky është futbolli. Sot nuk kemi qenë komod, pasi kishim një kundërshtarë që luan mirë në mbrojtje. E dëshmoj edhe në lojën me Rusinë. Kemi qenë favorit, por kundërshtari na krijoi vështirësi”.

“Gjendja e Amir Rrahmanit? Ai u mundua të luajë, tani po merret stafi mjekësor. Duhet të bëhet fotografimi. Nuk po besoj që është lëndim i rëndë”.

“Shumë na ndihmon kjo fitore. E dimë situatën e krijuar dhe problemet me COVID-19. Nuk kemi luajtur asnjëherë me komplet skuadër, ku minimum 5 lojtarë kanë munguar. Të lutemi të mbyllet kjo pandemi dhe të kemi ritëm më të mirë”.

kosova moldavia 5

“Prurjet? Do të mundohemi të ofrojmë lojtarë të ri. Mos t’i penalizojmë ata lojtarë që e kanë ndërmend të vijmë. Bisedimet le të mbeten mes nesh dhe të bëhet e ditur kur të mbyllet. Tani kemi kohën e mjaftueshme të analizojmë dhe të jemi gati për kualifikim për Kampionatin Evropian. Në tri ndeshje na mungoi selektori, përveç lojtarëve. Kjo fitore i dedikohet atij dhe i urojmë shërim të shpejtë”, ka thënë Sahiti. /Telegrafi/  

telegrafi sport app