LAJMI I FUNDIT:

Muffins me sallamë POLI, të lehta e me shumë shije

Muffins me sallamë POLI, të lehta e me shumë shije

Muffins janë zakonisht të ëmbël, kështu që pse nuk provoni një Muffin të shijshëm me sallamë Poli dhe erëza.

Janë të shkëlqyeshme si një meze e lehtë ose zgjedhje e shkëlqyeshme për darkë.


Përbërësit:
200gr sallamë Poli
500gr miell i bardhë
1 kos natyral
1 cope tharmë për brum të thatë
1.2 dl qumësht
3 lugë ushqimi vaj
Kripë
Çfarëdo erëze (rozmarinë, borzilok ose origano)
Vezë të tundura për t’i lyer sipër

Përgatitja:
Përzijeni miellin, qumështin e vakët, kosin, tharmën e thatë, vajin dhe kripën, gatuajeni brumin duke e lënë mesatarisht të trashë. Shtoni Poli sallamën, duke e prerë atë në copa të vogla në formë kubi, pastaj hidhni erëzat dhe lëreni brumin të vie.

Pasi të ketë ardhur brumi, ndajeni atë në 24 pjesë të barabarta. Formoni çdo pjesë si një top të vogël, vendoseni në letër pastaj në tabakanë që është për muffin.

Lëreni brumin të piqet dhe të fryhet për 10 deri 15 min (derisa të dyfishohet në madhësi), pastaj lyeni ato sipër me vezët e tundura.

Pjekni muffins në furrë në temp 180˚C për 20 min.

Në trend Kuzhina

Më shumë
Receta e vjetër për Rahat-llokume: Gatuhen për 15 minuta!

Receta e vjetër për Rahat-llokume: Gatuhen për 15 minuta!

Ëmbëlsirë
Paninë me krem peshku

Paninë me krem peshku

Kuzhina
Buka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!

Buka në mënyrën turke: Pogaçe e butë si shkumë, e lyer me gjalpë dhe spec të bluar!

Kuzhina e huaj
Kalo në kategori