LAJMI I FUNDIT:

Mucunski: Çdo vonesë mund të dëmtojë seriozisht besueshmërinë e BE-së në rajon

Mucunski: Çdo vonesë mund të dëmtojë seriozisht besueshmërinë e BE-së në rajon

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski, sot mori pjesë në takimin e ministrave të punëve të jashtme të Iniciativës së Evropës Qendrore (CEI) në Tiranë, që u mbajt në kuadër të kryesimit Shqipërisë me nismën.

Në fokus të takimit ishte zgjerimi i Bashkimit Evropian në dritën e rrethanave të reja gjeopolitike dhe agresionit rus ndaj Ukrainës, pasojat e të cilit reflektohen si në sigurinë dhe stabilitetin rajonal ashtu edhe atë global. Ministrat konfirmuan rolin e CEI si një platformë e rëndësishme për zgjidhjen efektive të sfidave rajonale dhe forcimin e bashkëpunimit në fushat me interes të përbashkët.

Në fjalimin e tij Mucunski theksoi se bashkëpunimi rajonal është model kyç për nxitjen e procesit të integrimeve evropiane, i cili është thelbësor për mbështetjen e paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik në kontinent. Ai theksoi se vonimi i procesit të zgjerimit mund të dëmtojë seriozisht besueshmërinë e Bashkimit Evropian në rajon.


“Frika nga një proces tjetër potencialisht i gjatë dhe i paparashikueshëm vetëm sa shton zhgënjimin e qytetarëve tanë. Me shumë të panjohura rreth fushëveprimit dhe kohës së pranimeve të ardhshme, çdo vonesë e mëtejshme do të kishte një ndikim serioz në besueshmërinë e BE-së në rajon”, theksoi ministri Mucunski.

Ministri iu referua rolit të CEI, rëndësisë së bashkëpunimit rajonal, partneritetit të fortë brenda Aleancës së NATO-s dhe mbështetjes për Ukrainën./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
Vaktia e Ramazanit 2025

Vaktia e Ramazanit 2025

Lajme
Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Rashiq ngre dyshime për manipulime nga Lista Serbe: Persona të panjohur po ofrojnë para për anulimin e votave të partisë time

Lajme
Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare ditën e diel, KQZ fton Prokurorinë dhe institucionet e tjera të sigurisë të sqarojnë situatën

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Kurti paralajmëron formimin e qeverisë: Qytetarët na e besuan mandatin e ri të qeverisim me vendin

Politikë
Kalo në kategori