Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, ka pritur në takim Damien Shiels menaxherin për Evropën dhe Amerikën Latine në IFC me ekipin e tij, që bashkëbiseduan për projektet e ardhshme që do t’i realizojë Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Shala theksoi se IFC konfirmoi se së shpejti do të fillojë me një projekt të ri që do t’i mbështesë prodhuesit vendor, kryesisht në prodhimtarin teknologjike, që mundëson fuqizimin e tyre dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
“Temë e debatit ishte edhe shkëmbimi i përvojave në tërheqjen e investimeve me vendet e ngjashme siç është Irlanda. U vlerësuar edhe fuqizimi i mekanizimit për trajtimin e ankesave për investitorët, që do të bëhet në kuadër të Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë është falënderuese ndaj IFC-së dhe Qeverisë Zvicerane për mbështetjen e deritanishme dhe ne jemi të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin në projektet që na presin për të ndikuar pozitivisht në zhvillimin ekonomik të vendit”, tha ministri Shala.
Ministri Shala theksoi se MTI është mjaft e kënaqur me bashkëpunimin e ndërsjellë në implementimin e Projektit “Përmirësimi i Klimës së Investimeve 2 – faza e dytë” që është duke u implementuar nga IFC/Banka Botërore dhe që ka për qëllim përkrahjen me asistencë teknike në realizimin e aktiviteteve që ndërlidhen me mbështetjen e vazhdueshme të KIESA, ARBK-së dhe agjencive tjera të MTI-së për përmirësimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investimeve të huaja direkte si dhe zhvillimin e mëtutjeshëm të sektorit privat në Kosovë.
“MTI po ashtu bashkë-kryeson edhe Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik dhe në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim kemi themeluar edhe Sekretarinë Teknike të KKZHE-së. Ne paraprakisht jemi dakorduar me zyrtarët e IFC-së që në kuadër të kësaj Sekretarie të kemi edhe një Sistem për Trajtimin e Ankesave që vijnë nga investitorët që operojnë në Kosovë”, tha Shala.
Ndërsa, Damien Shiels konfirmoi se së shpejti IFC do të nis me një projekt të ri në mbështetje të prodhuesve vendor, duke ndikuar edhe në hapjen e vendeve të reja të punës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Abonohu në Shqip.ai - Zbulo pakot e reja të çmimeve
Sistemi bankar stabil
Qytetarët së shpejti do të rimbursohen për kthimin e shisheve të plastikës, qelqit e kanaçet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë