MSHIA prezanton doracakun për Ligjin për procedurë të përditshme administrative

Sot, në një punëtori të organizuar nga Ministria për shoqëri informatike dhe administratë u prezantua doracaku i titulluar "Pyetje dhe përgjigje praktike për zbatim të Ligjit për procedurë të përgjithshme administrative (LPPA)", përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga MSHIA informojnë se në bashkëpunim me misionin e SIGMA-s e kanë përgatitur doracakun me qëllim të qartësimit të disa çështjeve dhe të lehtësohet zbatimi i këtij Ligji në punën e përditshme të organeve publike. Në zbatimin e deritanishëm janë theksuar një numër i madh i sfidave, edhe pse qëllimi i tij është që të sigurojnë procedura administrative më efikase, më të thjeshta dhe më të shpejta./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/09/2017
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































