Nga Ministria e Shëndetësisë informojnë se sot janë regjistruar 428 raste të reja me coronavirus në Maqedoni.

Në 24 orët e kaluara, 7 pacientë u pranuan në Klinikën për Sëmundjeve Infektive. Gjithsej 100 pacientë u shtruan në spital. Ka 62 pacientë në mbështetje të oksigjenit, asnjë pacient në ventilim mekanik.

6 fëmijë dhe 6 nëna pozitive për COVID-19, 1 fëmijë dhe 2 nëna të dyshuara për virusin u shtruan në spital në Kozle.

Janë pranuar 8 pacientë në spitalin “8 Shtatori”, dhe gjithsej 45 pacientë janë të shtruar në spital. Ka 2 pacientë në një aparat respirator.

36 pacientë janë të shtruar në spitalin në Manastir, ndërsa 56 pacientë janë në spitalin e Shtipit. Në repartet infektive në Tetovë, Ohër, Veles, Kumanovë, Prilep, Gostivar, Strumicë, Strugë dhe Koçan, janë shtruar 223 pacientë në spitale, pozitivë dhe të dyshuar për Covid-19./Telegrafi/