LAJMI I FUNDIT:

MSH-ja: Rasti i Avni Hysenit do të hetohet deri në fund

MSH-ja: Rasti i Avni Hysenit do të hetohet deri në fund

Rrëfimi i Adnan Hysenit për vdekjen e vëllait të tij, Avni Hyseni, ka shokuar mbarë opinionin. Adnani në një rrëfim në RTV Dukagjini, akuzoi për neglizhencë Spitalin Rajonal të Pejës dhe Qendrën e Klinikës Universitare të Kosovës (QKUK).

Adnani tregoi se vëllain e dërgoi në spitalin e Pejës me dhembje koke dhe disa të ënjtura, por personeli e kishte trajtuar si një rast të zakonshëm, duke e liruar për në shtëpi pa ndonjë kontroll të detajuar, pas kësaj ata e kishin dërguar në QKUK për trajtim.

Vendim i ri për rastin e Avni Hysenit, shkarkohet nga detyra drejtori i Intensivës Naim Kuçi (Video)
Lexo po ashtu Vendim i ri për rastin e Avni Hysenit, shkarkohet nga detyra drejtori i Intensivës Naim Kuçi (Video)

Pas këtij rrëfimi, Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës, mori vendim për suspendim nga puna të infermieres M.O, e cila sipas Adnan Hysenit i kishte kërkuar 48 euro për barna që kushtonin 5 euro.


SHSKUK-ja po ashtu mori vendim për shkarkimin nga detyra të shefit të mjekimit Intensiv, Naim Kuçi, duke e kthyer atë në pozitën si mjek Specialistë në Klinikën e Anestezionit dhe Mjekimit Intensiv.

Telegrafi ka kontaktuar me Ministrinë e Shëndetësisë, për të parë masat që do të ndërmerr më tej kjo ministri lidhur me këtë rast.

Nga zyra për Informim në MSH, kanë thënë se hetimi i rastit do të shkojë deri në fund.

Reagon SHSKUK pas rrëfimit të Adnan Hysenit, suspendohet nga puna infermierja e përmendur (Video)
Lexo po ashtu Reagon SHSKUK pas rrëfimit të Adnan Hysenit, suspendohet nga puna infermierja e përmendur (Video)

“Sa i përket rastit të Avni Hysenit dhe deklarimeve të tij në RTV Dukagjini, është lajmëruar menjëherë inspektorati shëndetësorë i cili ka nisur të hetoj rastin.

Ndërkohë, një hetim i veçantë ka nisur edhe në SHSKUK i cili ka rezultuar me suspendimin e një infermiere dhe ndërrimit të u.d. shefit të Mjekimit Intensiv qendror.

Adnan Hyseni tregon si ndërroi jetë vëllai i tij, Avniu, nga neglizhenca e mjekëve (Video)
Lexo po ashtu Adnan Hyseni tregon si ndërroi jetë vëllai i tij, Avniu, nga neglizhenca e mjekëve (Video)

Hetimi i rastit do të bëhet deri në fund dhe për të gjitha të gjeturat të tjera do të ju njoftojmë me kohë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të MSH-së.

Kujtojmë se familja Hyseni, pas vdekjes së Avni Hysenit, ka ngritur padi ndaj Spitalit Rajonal të Pejës, QKUK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Kalo në kategori