LAJMI I FUNDIT:

Mr.Rex rendit dhjetë momentet e preferuara gjatë punës për brendin e tij

Mr.Rex rendit dhjetë momentet e preferuara gjatë punës për brendin e tij

Stilisti i njohur shqiptar, Mr.Rex, ka realizuar së fundmi një vlog shumë interesant për ndjekësit e tij në rrjetet sociale.

Ai ka renditur dhjetë veshjet dhe momentet më të mira, kur ka realizuar kreacione për emra të njohur të estradës.

Ndër to, ai ka veçuar veshjet e punuara për këngëtarët: Xhensila Myrtezaj, Ermal Fejzullahu, Gjiko, Loredana, Mozzik, e shumë të tjerë.


Përgjatë këtij vlogu interesant, stilisti i njohur tregoi edhe për rrugëtimin e veçantë që bën deri në realizimin e një koleksioni të plotë.

Ai kujtoi se si njëherë kishte udhëtuar për në një fabrikë në Shqipëri, ku ishte njoftuar nga afër me punimin tradicional të veshjeve, që më pas e kishte intengruar si dizajn edhe në koleksionin e tij.

Koleksioni i Shën Valentinit dhe kampanja e realizuar me këngëtarin Robert Berisha janë ndër të tjerat momente kulminante të karrierë që Mr.Rex i ka veçuar përgjatë vlogut në fjalë.

Videoja në fjalë ka ngjallur mjaft interesim të ndjekësit e kreatorit të njohur të modës. /Telegrafi/