LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Më shumë se 25 mijë familje e presin Ligjin e ri për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

MPPS: Më shumë se 25 mijë familje e presin Ligjin e ri për mbrojtje sociale dhe të fëmijëve

Përfaqësuesit e Platformës së Maqedonisë kundër varfërisë sot dërguan kërkesë deri te kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi, si dhe deri te të gjithë deputetët që sa më shpejt të vihet në rend dite dhe të votohet Ligji i ri për mbrojtje sociale dhe mbrojtje të fëmijëve.

“Duam të tregojmë se dëmtimi i cili drejtpërdrejt ndikon në një grup shumë të margjinalizuar. Më shumë se 25.000 familje presin në miratimin e këtij ligji me të cilin nuk zgjidhet problemi i varfërisë, megjithatë jep shpresë për dalje nga rrethi në të cilin tashmë shumë kohë rrotullohen”, theksoi Zoran Bikovski, përfaqësues i MPPS-së.


Ai shtoi se, personat e familjeve të rrezikuara sociale jetojnë me ndihmë sociale në vlerë prej 2.000 denarë dhe se kjo do të zëvendësohet me të ardhura minimale që do të mundësojë për një familje katëranëtarëshe të paktën 9.000 deri në 11.000 denarë nëse fëmijët e tyre ndjekin shkollën.

Ai potencoi se më shumë se 5.000 familje presin të vendoset pensioni i pleqërisë, që do t’u mundësojë njerëzve të cilët nuk kanë mbushur 15 vjet stazh të ketë në drejtë të të ardhurave.

Në pyetjen rreth kësaj nëse janë të informuar cili është shkaku pse nuk është vënë në rend dite dhe votuar ligji i ri për ndihmë sociale dhe mbrojtje të fëmijëve, Sashko Jovankov u përgjigj se frenuesit kryesorë të ligjit janë pikërisht kryetari i Kuvendit Xhaferi dhe koordinatori i BDI-së Ejup Alimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Ndalimi i policëve të Kosovës, DASH: Serbia po bën veprime përshkallëzuese

Lajme
Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Brnabiq arsyeton arrestimin e zv.drejtorit Jankoviq, reagon Surroi: Ndërhyrje në identitetin e serbëve të Kosovës

Lajme
Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Pronari i “Zhitia Turist” tregon se çfarë u është thënë udhëtarëve të ndaluar nga Serbia në kufi

Lajme
Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Qeveria e RMV-së vendosi: 24 prilli dhe 8 maji ditë jo pune për të gjithë qytetarët

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Pa marrëveshje për dinarin, Bislimi: Ishte takim i kotë, Serbia e painteresuar për marrëveshje

Lajme
Kalo në kategori