LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Për shkak të temperaturave të larta, të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit

MPPS: Për shkak të temperaturave të larta, të lirohen nga puna gratë shtatzëna dhe të moshuarit

Pas shpalljes së fazës së portokalltë në territorin e gjithë shtetit deri më 14 gusht të këtij viti, për shkak të valës së ngrohtë, Ministria e Punës dhe Politikes Sociale u bën thirrje subjekteve juridike që t’i respektojnë rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë të miratuar në bazë të konkluzioneve të Komisionit për përcjellje të efekteve nga temperaturat e larta.

“Konform planit aksional për parandalim të pasojave nga vala e ngrohtë Ministria e Shëndetësisë rekomandon lirim nga detyrimet punuese grupet më të ndjeshme të popullatës, siç janë: gratë shtatzëna dhe personat të moshës mbi 60 vjeçare, në institucionet për përkujdesje të fëmijëve (kopshtet) të mos praktikohet aktivitet fizik dhe të mos i nxjerrin jashtë fëmijët në periudhë nga ora 11 deri në 17. Rekomandohet të gjitha objektet juridike, që kryejnë aktivitete në qiell të hapur, t’i ndalojnë aktivitetet në periudhën nga ora 11 deri në ora 17”, thonë nga MPPS, duke shtuar se kjo në mënyrë të veçantë i përket punëtorëve të ndërtimit.

Njësitet e pushtetit lokal, Kryqi i Kuq dhe Qendrat për punë sociale në rajonet e përfshira me valën e ngrohtë, siç rekomandon MMPS, duhet të kenë qasje më aktive dhe të ofrojnë qasje më aktive dhe t’u ofrojnë ndihmë personave të moshuar të vetmuar dhe të pastrehëve konform aktiviteteve të parashikuara në Planin aksional.

“Duke duke pasur parasysh faktin se procese të caktuara të rrezikshme prodhuese dhe teknologjike mund të paraqesin rrezik shtesë për shëndetin e punëtorëve të ekspozuar, përkujtohen punëdhënësit në detyrimin për respektimin e dispozitave ligjore nga kjo fushë”, shtohet në kumtesë.

Njëkohësisht, MPPS apelon në kontrolle të rritura nga ana e Inspektoratit kompetent shtetëror të punës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori