LAJMI I FUNDIT:

MPPS: Oraret e punës vlejnë për të punësuarit, fëmijët do të përkujdesen gjatë tërë ditës

MPPS: Oraret e punës vlejnë për të punësuarit, fëmijët do të përkujdesen gjatë tërë ditës

Nga Ministria për punë dhe politikë sociale informojnë se orari i punës me dy ndërrime të çerdheve për fëmijë i kumtuar ditë më parë ka të bëjë me të punësuarit ne çerdhe, e jo me orët e qëndrimit të fëmijëve në çerdhe.

Në çerdhe të caktuara janë bërë anketa në të cilat prindërit janë pyetur nëse fëmijët e tyre do të qëndrojnë gjatë ndërrimit të parë, nga ora 7:00 deri në 14:30, ose gjatë ndërrimit të dytë, nga 14:30 deri në 21:30. Në lidhje me këtë nga MPPS reagojnë se fëmijët do të mund të qëndrojnë sipas nevojave të prindërve të tyre dhe se oraret e përmendura vlejnë për të punësuarit në këto çerdhe.


Orari në dy punë, thonë nga MPPS, nënkupton përkujdesje për fëmijët nga ora 5:30 në mëngjes deri në ora 22:00 në mbrëmje, si dhe puna të shtunën e parë të çdo muaji, thuhet në reagimin e MPPS-së dhe apelojnë deri te të punësuarit dhe drejtorët e çerdheve për fëmijë të mos bëjnë manipulime me prindërit dhe të mos bëjnë kufizime kohore për përkujdesjen e fëmijëve./Telegrafi/