LAJMI I FUNDIT:

MPMS së shpejti me akte nënligjore për parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve

MPMS së shpejti me akte nënligjore për parandalimin e punëve të rënda të fëmijëve

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, sot me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare Kundër Punës së Fëmijëve, ka zhvilluar takimin e rregullt vjetor të Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Punëve të Rënda të Fëmijëve.

“Me këtë rast, Reçica foli për angazhimin dhe përpjekjet që janë bërë edhe në mandatin e kaluar në funksion të mbrojtjes së fëmijëve nga punët e rënda, megjithëse për të arritur synimet tona, tha ai, na mbetet ende shumë punë për të bërë tani e tutje.


MPMS së shpejti pritet të nxjerrë aktet nënligjore që parashihen edhe me Ligjin për Mbrojtjen e Fëmijëve, ligj ky i miratuar në mandatin e kaluar, me ç’rast do të ketë më shumë qartësi në aspektin ligjor për trajtimin e kësaj dukurie të dëmshme për fëmijët, tha ministri Reçica”, thuhet në njoftimin për media.

Gjithashtu Reçica theksoi se angazhimi ynë që të kemi sa më pak raste të përfshirjes së fëmijëve që merren me punë të rënda, nënkupton angazhim për fëmijë të shëndetshëm, të zhvilluar dhe të edukuar mirë.

Në fund të këtij takimi, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të ministrisë, që të bashkëpunojë edhe me komunat, OJQ-të dhe të gjitha institucionet e linjës, që janë të përfshira në këtë proces, që të shtyjnë përpara nismat që kanë për qëllim zvogëlimin e numrit të fëmijëve prezent nëpër rrugë, përmes adresimit të kësaj dukurie në bazë të kompetencave institucionale, por edhe përmes fushatave të ndryshme vetëdijësuese për prindërit dhe familjarët e tyre. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori