Pas ofensivës diplomatike lobuese të Serbisë për të ndikuar te vende të ndryshme, veçmas të Afrikës, për të tërhequr njohjet e shtetit të Kosovës, ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, e cila tërë këtë e quan fushatë për krijimin e lajmeve të rreme.
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës (MPJ), thotë se po përcjell më vëmendje qasjen destruktive të Serbisë në lidhje me krijimin e lajmeve të rrejshme, me qëllim përhapjen e propagandës dhe konspiracioneve në lidhje me zhvillimet në rajon dhe veçanërisht në lidhje me Kosovën.
“Është veçanërisht shqetësuese që një pjesë e këtyre lajmeve merren dhe përhapen nga mediat të ndryshme në rajon dhe hera herës edhe në Kosovë”, thuhet në reagimin e MPJ.
“Tashmë është konfirmuar që pohimet e Serbisë në lidhje me gjoja tërheqjen e disa njohjeve nga vendet sikurse Guniea Bissau, Liberia, Gana, nuk kanë qenë asnjëherë të vërteta, përpos se në trillimet dhe imagjinatën e disa figurave të vetmuara në Beograd”.
MPJ thotë se “është koha e fundit që liderët në Serbi ta kuptojnë që sukseset e Republikës së Kosovës sikurse ai në Armeni, nuk mund të ndalen dhe as të mbahen të fshehura. Përkundrazi, ishin po disa nga ato vende për të cilat Serbia pretendonte që po ri-konsideronin çështjen e njohjes, të cilat ishin në favor të avancimit të statusit të Republikës së Kosovës nga vend vëzhgues në vend të asocuar”, transmeton Telegrafi.
“Ministria e Punëve të Jashtme ka përcjellë dhe analizuar me vëmendje edhe deklarimin e fundit të Presidentit Vuçiq, në lidhje me pohimet e tij se vendet perëndimore po përkrahin fuqishëm Kosovën në synimet e saja për anëtarësim në organizata tjera ndërkombëtare”.
“Dëshirojmë t’i rikujtojmë këtyre figurave në Beograd, që Perëndimi dhe Republika e Kosovës janë dhe do të vazhdojnë partneritetin e tyre të plotë dhe harmonik, jo vetëm në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, por edhe në të gjitha agjendat ku demokracia, sundimi i ligjit, lufta kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit ndërkombëtar, kërkojnë involvimin aktiv të Kosovës”, thotë MPJ.
MPJ ka komentuar edhe lajmin e ministrit të Jashtëm serb se kinse Lesotho ka tërhequr njohjen e Kosovës, duke thënë se “Sikurse edhe në kaluarën edhe ky ‘dokument’ është prodhuar në Beograd për të krijuar një lajm të rremë, pikërisht në kohën kur Kosova është në vlugun më të madh të faktorizimit të saj në organizatat e fuqishme ndërkombëtare, përderisa diplomacia serbe nuk posedon asnjë instrument për të penguar këtë proces.”
“Të vetmin efekt të këtij komunikimi të Beogradit dhe të dokumenteve të tilla, përpos se lajme ditore, nuk kanë arritur të prodhojnë asgjë”.
Për Ministrinë e Punëve të Jashtme çështja e deficitit demokratik në Serbi, është çështje, e cila është një fakt i kryer për të cilin jo vetëm rajoni, por edhe perëndimi e sheh si problematik.
“Sidoqoftë, Republika e Kosovës nëpërmjet partneritetit të saj strategjik do të arrijë t`i menaxhojë refleksionet negative ndërkombëtare të këtij deficiti, i cili fillon nga Vuqiq dhe Daçiq.
Praktika e shfrytëzimit të lajmeve të rrejshme nuk përkon me nevojën për përmbushje të kritereve demokratike të kërkuara nga Bashkimi Evropian, dhe as me synimet e promovimit të kulturës konstruktive mes vendeve fqinje në rajonin Ballkanik”, thuhet në reagimin e MPJ. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Dëshmitari i akuzuar për spiunazh: Na ofruan para që vëllai ta tërheq deklaratën e dhënë lidhur me shpërthimi në lokalin “Sekiraqa”

Një grua humb jetën nga sulmi në zemër pas ndjekjes nga qentë në Podujevë

Nis numërimi i votave nga jashtë, mbi 15 mijë fletëvotime pritet të numërohen

Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë

Hooper: Kosova duhet të komunikojë më mirë me Uashingtonin, mos t'i japë leksione SHBA-së

Këto janë të gjitha vendimet e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Bien 'drastikisht' vlerat e kriptovalutave - pse po ndodh kjo?

Zbulohet identiteti i gruas së dytë të Feros - ka një ngjashmëri të madhe me Arbenitën

Videoja e cila po shpërndahet me të madhe, Egli Tako pranon se po merr antidepresantë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania 4

Real Madridi po përgatit një ofertë të madhe për transferimin e yllit të PSG-së

E dashura e re e yllit të Real Madridit, dikur pjesë e faqeve 'online' për eskorta? Jude Bellingham në qendër të vëmendjes për lidhjen e tij të re

Guardiola rikthehet për yllin e Real Madridit: Man City i gatshëm për ofertë 150 milionëshe