LAJMI I FUNDIT:

MPJ: Nuk ka të lënduar nga Maqedonia në serinë e tërmeteve në Itali

MPJ: Nuk ka të lënduar nga Maqedonia në serinë e tërmeteve në Itali

Ministria e Punëve të Jashtme, deri tani njofton se nuk ka qytetarë të lënduar nga Maqedonia, nga seria e tërmeteve të mbrëmshme që e goditën Italinë qendrore, i cili më i forti ishte 6,1 shkallë të Rihterit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria e Punëve të Jashtme fton të gjithë qytetarët të interesuar për sigurinë e qytetarëve të Maqedonisë të cilët momentalisht ndodhen në Itali të drejtohen tek Ambasada e Maqedonisë në Romë ose tek Ministria e Punëve të Jashtme./Telegrafi/