LAJMI I FUNDIT:

MPJ-ja reagon pas provokimeve të Xhambaskit

MPJ-ja reagon pas provokimeve të Xhambaskit

Ministria e Punëve të Jashtme kërkoi nga Sofja zyrtare që të distancohet nga deklaratat e pahijshme që vijnë nga politikanët bullgar e që u thanë gjatë shënimit të djeshëm në Shkup në 95-vjetorin e vdekjes së Mara Bunevës.

“MPJ-ja kërkon distancimin nga deklaratat e pahijshme që cënojnë ndjenjat e qytetarëve të RMV-së dhe seriozisht dëmtojnë përpjekjet për përparimin e marrëhënieve të mira fqinjësore midis dy vendeve”, thonë nga MPJ.


Ky reagim vjen pasi Angel Xhambanski nga partia nacionaliste bullgare në fjalimin e tij në Shkup u bëri thirrje elitave qeveritare në Maqedoninë e Veriut që të mos e vazhdojnë politikën e gjenocidit ndaj bullgarëve që ishte urdhëruar nga Kominterna. /Telegrafi/