LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Turqisë: Kujdes me deklaratat ndaj ambasadës sonë në Prishtinë!

MPJ e Turqisë: Kujdes me deklaratat ndaj ambasadës sonë në Prishtinë!

Ministria e Jashtme e Turqisë (MPJ) ka bërë një reagim duke i quajtur të pabaza pohimet se “gjashtë pjesëtarët organizatës terroriste FETO janë mbajtur ne Ambasadën e turke në Prishtinë”.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Hami Aksyou, në një deklaratë të publikuar në ueb-faqen e MPJ-së turke ka thënë se “organizata terroriste FETO ka treguar fytyrën e saj të vërtetë në të gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë”.


Në këtë komunikatë është thënë se Kosova e ka përgjegjësinë për sigurinë e shtetasve turqt, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive.

“Organizata terroriste FETO edhe njëherë ka treguar fytyrën e saj të vërtetë në të gjithë botën me veprimet e tyre kundër Turqisë dhe misioneve të saj në Kosovë. Autoritetet e Kosovës janë përkujtuar se siguria e shtetasve, misioneve, zyrtarëve dhe kompanive turke është përgjegjësi e parë dhe më e rëndësishme e Kosovës si një vend pritës dhe se ato pritet të veprojnë në përputhje me detyrimet e tyre ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e publikuar nga MPJ turke, përcjell Telegrafi.

Aksyou ka kërkuar nga ne që të kemi kujdes dhe të jemi pa kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të kësaj organizate terroriste.

“Ne gjithashtu presim që miqtë tanë të kenë një qasje të kujdesshme dhe pa kompromis kundër manipulimeve të anëtarëve të kësaj organizate terroriste dhe qarqeve që i mbështesin ato”, vijon njoftimi.

MPJ kanë kritikuar edhe mediat për lajmet provokuese, që sipas MPJ-së turke, synojnë të sulmojnë ambasadën, ambasadoren dhe personelin e saj.

“Nga ana tjetër, lajmet provokuese në media që kanë synim ambasadën, ambasadoren tonë dhe personelin e Ambasadës duke pretenduar se njerëzit që u ekstraduan nga Kosova ishin në Ambasadën e Prishtinës, janë të pabazuara. Ne fuqimisht hedhim poshtë dhe dënojmë manipulimet e tilla me qëllim të keq”, përfundon njoftimi i MPJ-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

“Mos më pengo”, “ti duhesh me ma dhënë fjalën”, “a jam tu fol unë, mbylle”, replika të ashpra ndërmjet  Berishës dhe deputetes Selimi

Lajme
Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Kujdesi ndaj dhëmbëve dhe rëndësia e një shëndeti të mirë oral, stomatologu Hoxha tregon për teknikat e fundit në stomatologji dhe implantet dentare

Shëndetësi
Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Anëtarësimi në Këshill të Evropës, Rohde: Kosova të merr vendime të guximshme, agjenda për takimin e Komitetit të Ministrave mund të ndryshojë

Lajme
Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Jetonte në Dubai, si u vra armiku i Ervis Martinaj sa takoi të dashurën në Greqi

Lajme
Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Fitoi gjyqin në Strasburg, rikthehet në detyrë prokurorja shqiptare e shkarkuar nga vetingu

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Lajme
Kalo në kategori