Ministria e jashtme ruse ka reaguar ndaj shkrimit të redaksisë së Maqedonisë të ''Deutsche Wele'', duke e konsideruar si ''provokim të pastër'', sipas tyre, tentimin për t'i veshur ministrit të jashtëm, Sergej Lavrov, idenë për ndarjen e Maqedonisë.

Sipas MPJ-së ruse, qëllimi i shkrimit ishte ''të nxehen tensione në Maqedoni.


''Lavrov asnjëherë nuk ka dhënë deklarata me përmbajtje të tillë ose të ngjashme, përkundrazi, çdoherë ka dënuar akuza të tilla'', thuhet në deklaratën e MPJ-së ruse, përcjell Telegrafi Maqedoni.

MPJ-ja ruse konsideron se ideja për ndarje të Maqedonisë ka ardhur nga SHBA-të, duke përmendur deklaratën e kongresmenit amerikan, Dana Rohrabacher, duke konsideruar se ''një mendim i tillë është përë me qëllim provokues për të njollosur imazhin e Rusisë në Ballkan.''

Për Rusinë, tentimet për të vendosur pushtet që nuk është në pajtim me mendimin publik paraqet përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë, dhe se lëvizjet e tilla do të sjellin në minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Maqedonisë./Telegrafi/