LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë ofron sqarime për Fondin për Ballkanin Perëndimor

MPJ e Maqedonisë ofron sqarime për Fondin për Ballkanin Perëndimor

Ministria për punë të jashtme në bashkërendim me Fondin për Ballkanin Perëndimor (FBP) do të organizojë sot sesion zyrtar informimi për thirrjen e parë të publikuar për mbështetje të projekteve, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Siç bëjnë të ditur nga MPJ-ja, qëllimi i info-sesionit ka të bëjë me njohjen më të detajuar me drejtimet dhe rregullat për aplikim si edhe kriteret e përgjithshme dhe vlerat që priten nga aplikuesit.

Thirrja për aplikime është shpallur më 15 nëntor dhe zgjat deri më 22 dhjetor të këtij viti./Telegrafi/