LAJMI I FUNDIT:

MPB: Secili ka të drejtë të protestojë

MPB: Secili ka të drejtë të protestojë

Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) e Maqedonisë ka lëshuar një njoftim, ku thuhet se MPB nuk do të shndërrohet në mjet në shërbim të partive politike, me qëllim plotësimin e skenareve të përgatitura në shtabet partiake, transmeton Telegrafi.

Sipas MPB-së, secili ka të drejtë të protestojë, por policia duhet të lejohet të kryej detyrën që i takon, duke thënë se policia e ka kryer detyrën e saj në mënyrë mjaft profesionale.


Nga ana tjetër, ministri i punëve të brendshme, Oliver Spasovski, ka thënë se do të inicohen procedura për disa raste dhe do të ngriten kallëzimet e duhura për protestat e mbrëmshme në Butel. Ministri ka shtuar se nuk ka patur asnjë njoftim për protestën e sotme para MPB-së, por se të gjithë kanë të drejtën e protestës./Telegrafi/