LAJMI I FUNDIT:

MPB refuzon kërkesën e Gruevskit, nuk do të ketë 20 truproje

MPB refuzon kërkesën e Gruevskit, nuk do të ketë 20 truproje

Ministria e Punëve të Brendshme ka refuzuar kërkesën e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, që të merr 20 truproje shtesë.

Oliver Spasovski në konferencë për shtyp tha se sipas vlerësimeve të kryera nuk ekzistojnë kërcënime të sigurisë për Gruevskin dhe familjen e tij dhe për këtë arsye numri i truprojeve do të mbetet 6, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas analizave të bëra dhe vlerësimeve dhe duke pasur parasysh se sigurimi aktual i tij prej 6 personave nuk ka paraqitur asnjë kërcënim, është konstatuar se ajo kërkesë nuk duhet të pranohet”, tha Spasovski.


Në korrik Gruevski kërkoi që në vend 6 truprojeve të ketë 20, pasi sipas tij, ka pasur kërcënime me jetë.

Jozyrtarisht, Gruevski përderisa ka ushtruar funksionin e kryeministrit, për 10 vite ka pasur gjithsej 78 truproje, ndërsa me ardhjen e Oliver Spasovskit në MPB, Gruevski ka vetëm 6 truproje, siç e parasheh ligji./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori