LAJMI I FUNDIT:

MPB: I realizojmë reformat për përforcim të institucioneve

MPB: I realizojmë reformat për përforcim të institucioneve

Në kumtesën e Ministrisë për punë të brendshme të Maqedonisë thuhet se është e gatshme për kyçje dhe pjesëmarrje aktive në planifikimin dhe zbatimin e reformave të domosdoshme, në pajtim me prioritetet e Qeverisë për fillimin e procesit të reformave që do të mundësojë përforcim të kapaciteteve të institucioneve, kthimin e vlerave demokratike dhe respektimin e përpiktë të tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Duke pasur parasysh kompetencat e gjëra të Ministrisë së Punëve të Brendshme, është pjesëmarrës edhe në aktivitetet për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe demokratike, përforcimin e kontrollit mbikëqyrës në Kuvend, përforcimin e bashkëpunimit me sektorin qytetar si dhe reformave në sistemin e drejtësisë. Më saktësisht, MPB merr pjesë në grupet e punës për përgatitjen e Propozim-ligjit për mbrojtje të dëshmitarëve dhe Ligjit për mbrojtje të privacisë, të cilat janë nën kompetencë të Ministrisë së drejtësisë.”, thuhet në kumtesën e MPB.

Në lidhje me reformat në shërbimet e zbulimit nga MPB thonë se nga gjashtë masat e parapara, tre janë zbatuar plotësisht dhe tre të tjerat janë në fazë të përparuar dhe do të përfundojnë në afatin e planifikuar./Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Abdixhiku, Hamzës e Haradinajt: I takon Kurtit ta nis procesin, kot takohemi, kot flasim

Politikë
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Kalo në kategori