LAJMI I FUNDIT:

Mozaiku, arti dekorativ që i ka rezistuar kohës

Mozaiku, arti dekorativ që i ka rezistuar kohës

Mozaiku, një nga format më jetëgjata të artit dekorativ, e cila i ka rezistuar kohës që nga antikiteti, vjen i dokumentuar nëpërmjet vëllimit të parë të serisë “Korpusi i mozaikëve të Shqipërisë”, kushtuar mozaikëve në Qytetin Antik të Butrintit, me autorë Marie-Patricia Raynaud dhe Agron Islami.

Vëllim i Parë “Korpusi i Mozaikëve të Shqipërisë” pasqyron punën disavjeçare të hulumtimit në terren të dyshemeve me mozaikë (mozaikë, opus sectile dhe veshje me pllaka ose plloça) në territorin e Shqipërisë. Ai përmban një inventar të detajuar të të gjithë mozaikëve të Butrintit, të dokumentuara sipas fishave të dedikuara për këtë tipologji.