LAJMI I FUNDIT:

Mourinhon e kënaq barazimi në minutën e fundit, por thotë se synonte tri pikët

Mourinhon e kënaq barazimi në minutën e fundit, por thotë se synonte tri pikët

Roma ka marrë një barazim me shumë vuajtje në udhëtim te Sassuolo 2-2.

Giallorosët ishin në epërsi 0-1 pas 45 minutave të parë, por vendasit shënuan dy gola në pjesën e dytë për të kaluar në epërsi të cilën e humbën në minutat shtesë kur barazoi gjithçka Bryan Cristante.

Trajneri i Romës, Jose Mourinho ka folur pas ndeshjes duke thënë se e kënaq ky barazim në fund të ndeshjes, edhe pse synonte tri pikët nga përballja në Mappei Stadium.


“Nuk jam i kënaqur me rezultatin e ndeshjes, por në këtë rast ndryshon disi dinamika. Para ndeshjes nuk doja një pikë, por në minutën e 90-të isha shumë i lumtur sikur të barazoja”.

“Këtë ndeshje e krahasoj me humbjet në Verona, Venezia dhe Bologna. Edhe aty kishim mundësi të barazonim, pasi do të kishim tre pikë më shumë nëse do të kishim barazuar”, tha Mourinho.

Tutje trajneri italian tha se nuk kanë humbur që katër ndeshje në Serie A dhe po sheh gjëra të mira tek skuadra e tij.

“Nuk është rezultati që donim, por nuk kemi pësuar humbje në 4 ndeshjet e fundit të Serie A, ku kemi grumbulluar 8 pikë. Mund të fitonim përballë Sampdorias, por në fund morëm një pikë”, u shpreh trajneri portugez.

Pas 25 xhirove në Serie A, Roma zë vendin e shtatë me 40 pikë, derisa javën e ardhshme pret Veronën në Olimpico. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori