Mourinho thumbon rivalët ne Ligën e Evropës, por tallet edhe me Lazion që u eliminua nga Liga e Konferencës

Jose Mourinho vazhdon me deklaratat e tij thumbuese pas kaloi në çerekfinale të Ligës së Evropës.
Special One ka thumbuar skuadrat që kanë rënë nga Liga e Kampionëve në Ligën e Evropës si Juventus, Sevilla e Bayer Leverkusen.
Megjithatë ai thotë se nuk i intereson se kë do ta ketë kundërshtar në çerekfinale të Ligës së Evropës.
"Nuk më intereson se me kë do të përballemi, nuk kam preferenca", tha fillimisht Mourinho.
"Për mendimin tim, ka ekipe që nuk duhet të jenë aty, sepse kushdo që eliminohet nga një garë, duhet të shkojë në shtëpi (i referohet Juventusit, Sevillas dhe Bayer Leverkusenit të eliminuar nga Liga e Kampionëve". Ne kemi qenë këtu që nga fillimi, Liga e Evropës duhet të jetë për ne", tha Mourinho
Krejt në fund trajneri i Romës nuk ka kursyer talljet edhe për rivalin lokal Lazion, që u eliminua nga Liga e Konferencës.



















































